Duka në Report Tv: Sistemi zgjedhor duhet të ndryshohet, u hapet rruga partive të reja! Digjitalizmi i Kadastrës? Pozitive

Kreu i PAA, Argon Duka e ka cilësuar si shumë të domosdoshme ndryshimet e sistemit zgjedhor, nismë nga partitë e vogla opozitare. Duka shpjegon se kanë edhe dakordësinë e deputetëve të Rithemelimit dhe të PD-së. I ftuar në Studio Live me gazetarin e Report Tv, Arbër Hitaj kreu i PAA thtoë se ky sistem nuk ka as pëlqyeshmërinë e popullit.

“Ky është i padrejtë si sistem zgjedhor. Nuk them që ka një sistem perfekt po ky që është ëstë më i gabuari. Duke qenë se është një sistem që ka dalë vetëm nga mazhoranca edhe pse ata thonë të kundërtën… Duke qenë kështu nuk mund të jetë jetëgjate një sistem i tillë i cili nuk ka as pëlqyeshmërinë e popullit.

Me këtë lloj sistemi ne e kemi të pamundur të arrijmë pushtetin. Kemi kontaktuar me shumë deputetë nga dy PD-të, pra nga Rithemelimi dhe nga PD. Shumica e tyre janë dakord parimisht, por ne duhet ta ngjizim këtë.”- tha Duka.

I pyetur se si e kanë pritur etiketimin ‘parti të vogla’, Duka nuk e sheh si nënvlerësim, pasi edhe pse kjo është nismë e marrë nga parti të vogla, bashkimi i tyre do të sjellë rezultat. Duka e sheh me dobi këtë nismë pasi do u jepet mundësi forcave të reja të ndryshojnë sistemin.

“Më duket e habitshme sesi mund të ketë kundërshtarë e trajtojnë problemin te partitë e vogla, por janë bashkësi partish.

Që t’u hapim rrugë forcave të reja do duhet ta ndryshojmë këtë sistem.”- tha ai.

Duka komentoi pozitivisht digjitalizimin e Kadastrës, por tha se megjithatë sportelet fizike nuk duhet të hiqen menjëherë.

“Duke qenë se bota po shkon drejt digjitalizmin mendoj se është pozitive, Sa më shumë të shmangësh njeriun, aq më shumë e shmang korrupsionin. Pro problem është tek njerëzit në moshë që e kanë të vështirë të përdorin e-albania. Duhet të ketë një periudhë ku të jetë një shërbim hibrid për Kadastrën.  Unë s’jam për ndryshime drastike.”- tha përfundoi ai.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë