Ndryshimi i strategjisë së Berishës/ Baçi: Kryefjalë do jenë edhe protestat! Klosi: Lidhet me dështmin e 6 dhjetorit, kishte shumë pak njerëz

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi tha se pavarësisht se ish kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se në vitin e ardhshëm kryefjalë do jenë organizimet në fushatë elektorale, do të kishte edhe protesta për shkak se problematikat sipas tij janë të shumta.

I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report TV, ai tha se gjykata po e mbante peng fatin e PD duke mos dhënë vendimin mbi përkatësinë e vulës.

“Kryefjalë do jenë edhe protestat se ndyshe nuk mund të ecim se problematikat janë të shumta. Demokratët do çohen në këmbë dhe nuk do lejojmë të na marrin emrin. Të zvarritësh një proces gjyqësor kaq gjatë për të mbajtur peng demokratët, kjo është e pafalshme madje. Pse gjykata nuk e ndan mendjen dhe tja japë vulën Alibeajt? Se e dinë mirë çfarë ndodh. Është një vendim absurd, nuk mund t’u mohosh mijëra demokratëve qenësinë e tyre”-tha Baçi.

Ndërsa ish kreu i SHIK, Fatos Klosi tha se ndryshimi i strategjisë së Berishës lidhet me faktin që në protestën e 6 dhjetorit pati një pjesëmarrje të ulët të qytetarëve që sipas tij u mbulua me zhurmën që shkaktoi goditja e ish kryeministrit.

Klosi: Berisha e tha vetë se objektiv kryesor nuk kanë më protestën por ‘luftën’ me kandidatët e PS. Mgjithatë ndërrimi i strategjisë lidhet me protestën e 6 dhjetorit. Ajo shpëtoi nga kamerat për sasinë e njerëzve që ndodhi aty sepse ndodhi ajo pjesa e grushtit.

Baçi: Numi i pjesëmarrësve është i pamatë!

Klosi: Njerëzit e kanë parë sesa ishin. Ata ishin përgatitur për mos të lënë kryeministrit të mos hynte në zyrë.

Baçi: Po të donim atë, ne do ta bënim!

Klosi: Ju i bëni qefin vetes, doni të vini në pushtet këtë e kuptojmë. Por ju përdorni dëshirën e popullit për të parë ndryshime, për të ardhur në pushtet.

Ish kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e sotme me Këshillin Kombëtar, kërkoi që anëtarët të organizoheshin në seksione dhe të nisnin përgatitjet për zgjedhjet lokale të 14 majit. Ai theksoi se kryefjalë e strategjisë në vijim do të ishte organizimi për fushatën elektorale, duke lënë në hije disi protestat, të cilat më herët i kishte paralajmëruar vazhdimisht, duke përmendur edhe fjalët ‘revolucion’ dhe ‘mosbindje civile’.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:26
Kreu i Omonias deklaroi se në Himarë kishte 20 mijë grekë, Baçi: Deklaratë e pranueshme në prag fushate për t’u dukur më i fuqishëm përballë rivalit

 

Deputeti demokrat, Luan Baçi tha se deklarata e bërë nga kreu i Omonias, Fredi Beleri ku thoshte se në Himarë ishin 20 mijë grekë, ishte një deklaratë e bërë në prag fushate për të trembur kundërshtarin politik.

I ftuar në Repolitix me gazetarin Denis Minga, Baçi tha se nuk ishte vënë në siklet nga deklarata e Fredi Belerit i cili pritet të jetë kandidati i PBDNj-së në zgjedhjet lokale të 14 Majit, ku partia që pritet të përfaqësojë do të ketë një marrëveshje me PD-në e Berishës.

Sipas tij, ajo çfarë tha Beleri është e pranueshme sepse theksoi se nuk kishte informacion të saktë dhe shtoi se e gjitha mund të ketë qenë një retorikë për t’u dukur më i fuqishëm përballë kandidatit të mazhorancës.

“Nuk na ka vënë në siklet, është në negocim një pjesë e marrëveshjes që disa nga bashkitë të lihen për aleatët opozitarë. Kanë kërkuar Himarën duke qenë një bashki që ka një farë elektorati PBDNJ dhe si e tillë ka propozuar kandidatin e vetë. Sa për atë shumën sinqerisht do thoja se edhe vetë tha se e kishte një shifër jo të saktë. Ai e tha këtë për t’u dukur më i fuqishëm përballë kandidatit të mazhorancës.  Është vetëm deklaratë në prag fushate për të trembur kundërshtarin. Është e pranueshme, edhe ai e theksoi se nuk ka informacion të saktë mbi shifrën”-u shpreh Baçi.

Sa i takon marrëveshjes së firmosur nga Shqipëria për blerjen e tre dronëve turq, ‘Bajraktar’, Baçi tha se nuk ishte asgjë e veçantë dhe se kryeministri Edi Rama kërkonte ta shfaqte si një lajm të bujshëm. Ai shtoi se kjo marrëveshje nuk lidhej me vizitën që kryeministri grek, Mitsotakis pritet të zhvillojë në Himarë më 22 dhjetor.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja