Ndryshimi i vendndodhjes së qendrave të votimit, përfaqësuesi i koalicionit Berisha-Meta: Lojë e pisët, të merren masa! Celibashi: Do vihen sanksione nëse ka shkelje

 

Përfaqësuesi i koalicionit Berisha-Meta, Altin Kaziaj ka kërkuar që të merren masa për ndryshimin e vendndodhjes së 6 qendrave të votimit në Tiranë dhe 1 në Bulqizë. Në mbledhjen e KQZ, sekretari i përgjithshëm tha se ishin vendosur në ambientet e policisë bashkiake ndaj e cilësojnë të papranueshme dhe kërkojnë të vihen në një tjetër ambient.

“Habitem si sekretari i përgjithshëm cilëson faktin që autorizojmë ndryshimin e qendrës së votimit ndërsa ligjvënësi thotë vendndodhja s’mund të ndryshojë në 40 ditëve të fundit përveç rasteve kur për shkak të forcave madhore mund të ndryshojë. A mund të dimë cila ka qenë forca madhore për ndryshimin e qendrave të votimit nga kryetari i bashkisë Tiranë dhe Bulqizë”, tha Kaziaj.

“Administratori i ka vendosur qendrat e votimit në ambientet e policisë bashkiake. Kjo është e paparanueshme dhe administrata e KQZ ka kërkuar që të vendosen në një ambient tjetër, në shkolla. Është e pakujdesi apo gabim, është e papranueshme. KZAZ dhe administrata e KQZ i ka konstatuar”, tha sekretari i përgjithshëm i KQZ.

“Një shpjegim alogjik që një përfaqësues që paguhet nga taksat e qytetarëve e vë para një institucioni si policia bashkiake. Si ka mundësi që 6 qendrat e votimit janë vënë në polici bashkiak. Po bëhet lojë e pisët ndaj duhet të merrni masa ndaj personave të papërgjegjshëm që vënë një zonë dhe më vonë, me qëllimshmëri për shkak të papërgjegjshmërisë të personave publik që kanë për detyrë për të vënë një garanci dhe në këtë rast po sjell dëm. Është skandaloze që nuk dihet ku të votohet. Të merren masa. Nëse forca madhore është papërgjegjshmëria e zyrtarit publik, në këtë rast hyn edhe qëllimshmëria”, tha Kaziaj.

Në përfundim, Celibashi tha: “Do bëjmë vlerësim mbi atë situatë se në fund të fundit nëse s’do ishte verifikuar nga KZAZ do i kishim qendrat e votimit në ambientet e policisë bashkiake. Nëse është rasti për sanksione, do i vendosim.”


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ vendos të printohet e gjithë sasia e fletëve të votimit në 3 bashkitë ku votohet elektronikisht


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së