TIRANE -  Takimet në Prokuroritë e Rretheve të mbajtura nga Kyeprokurori Adriatik Llalla janë shoqëruar dhe me ndryshimin e krereve të këtyre institucioneve.

Ndryshimi i fundit është bërë në qarkun e Shkodrës ku prokurori Besnik Cani i cili ka drejtuar prokurorinë e Fierit do të drejtojë prokurorinë e Shkodrës.

Ky ndryshim është shoqëruar me një kërkesë të veçantë nga Kryprokurori për vartësin e tij: atë të luftës me vendosmëri të fenomenit të gjakmarjes, si një prioritet maksimal.

Ndërkaq ish kreu i Prokurorisë së Shkodrës, Përparim Kulluri pas largimit nga post i mbajtur, pritet të kalojë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Kryeqytet.

(sg/shqiptarja.com)