TIRANE- Një ndër projektet e Bashkisë së Tiranës është transformimi i “Tregut Çam”. Ky treg do ndryshohet tërësisht, ku do ndërhyhet në fasada dhe infrastrukturë për të rritur numrin e vizitorëve. Sipas projektit të ri, rruga e këtij tregu do të rikonstruktohet, ndërsa dyqanet do të rregullohen tërësisht. Po kështu do të ndërhyhet në trotuare, do vendoset ndriçim i ri dhe do ti jepet rëndësi vet-promovimit. Bizneset e ‘Tregut Çam do të paguajnë” një tarifë të re, por në përputhje edhe me tatimet e tjera që paguhen sot. “Pas identifikimin e zonës dhe biznesit përkatës do bëhet një plan biznesi, identifikimi i zonës do merren masa për burimet e financimit dhe  do ti jepet një rëndësi marketingut”, - thuhet në projektin e propozuar, ku pritet të rritet edhe punësimi. Bashkia nuk ka parashikuar se sa do të jetë vlera e projektit për ndryshimin e tregut çam.