Ndryshon paketa financiare e parë e qeverisë. Vendimi i Këshillit të Ministrave për ndihmën financiare për biznesin me xhiro deri në 14 milionë lekë dhe për pagën e luftës është ndryshuar, duke akorduar fonde shtesë.

Fondi i përcaktuar për pagën e luftës për rreth 123 mijë qytetarë që do të përfitonin ishte 5.8 miliardë lekë, ndërsa me ndryshimin e bërë fondi shkon në 6.4 miliardë lekë, duke shtuar fondin prej 566 milionë lekë.

Në VKM të ndryshuar është përfshirë edhe fakti që nuk do të përfitojnë ndihmë financiare individët e vetëpunësuar ose të punësuar të cilët kanë realizuar të ardhura bruto nga paga për vitin 2019 më shumë se 2 milionë lekë. Ndërsa kategoritë që përfitojnë 26 minë lekë në muaj mbeten të njëjtët.

a) Personat fizikë të vetëpunësuar;

b) Punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar

c) Të punësuarit në personat fizikë tregtarë

ç) Të punësuarit në personat juridikë”