Ndryshon harta e çmimeve të
tokës, ja vlerat e reja për qarqet

Ndryshon harta e çmimeve të<br />tokës, ja vlerat e reja për qarqet
TIRANE - Këshilli i Ministrave ka miratuar hartën e re të vlerës së tokës për të gjitha qarqet e vendit. Krahasuar me hartën e miratuar një vit më parë, vihet re një rritje e ndjeshme e çmimeve. Në shumë pak qarqe rezulton që çmimi i tokës të ketë pësuar ulje. Rritje më të madhe të çmimit ka njohur qendra e Tiranës dhe zonat përreth.

Bulevardi Dëshmorët e Kombit, qendra dhe Stadiumi Qemal Stafa, zona e Nëntë Katësheve, 21 Dhjetori, zona e Bllokut, Rruga e Durrësit, Rruga e Kavajës dhe zona rreth Kryeministrisë kanë pësuar dyfishim çmimi.

Nga 34 339 lekë që ishte çmimi i trojeve në këto zona ka shkuar në 66 969. Edhe zonat periferike të kryeqytetit kanë njohur rritje të çmimit të tarifave, e kundërta ka ndodhur me çmimin e trojeve në zonën nga Stacioni i Trenit deri në Paskuqan, ku çmimi rezulton të ketë ulje me 1 mijë lekë. Vlerë më të lartë prona do të ketë edhe në qytetin bregdetar të Durrësit.

Sakaq, të pandryshuar kanë mbetur çmimet në Sarandë, ku një metër katror do të mund të blihet me të njëjtat tarifa. Kjo valë ndryshimesh të tarifave ka përfshirë kryesisht qytetet e Elbasanit, Vlorës, Fierit e Shkodrës. Këto çmime do të përdoren për kompensim me ligjin e ri të pronave.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE