Ndryshon kodi zgjedho

TIRANË - Përshtatja e ligjit me ndarjen e re territoriale dhe rritja e pjesëmarrjes së grave në proceset zgjedhore, janë dy çështje, objekt i ndryshimeve në kodin zgjedhor dhe që presin miratimin së shpejti në parlament.
Ndërhyrja e parë konsiston në ndryshimet e nevojshme teknike për përputhjen e ligjit zgjedhor me hartën e re administrative me 61 bashki. E propozuar nga një grup deputetësh nisma ligjore, e kushtëzuar nga zgjedhjet e reja vendore, synon të mbështesë punën e KQZ-së dhe të reflektojë në Kod organizimin e ri të territorit.
Ndryshimet e adresuara për këtë qëllim në ligjin zgjedhor parashikojnë riformulimin e nenit 27 të tij, që i referohet pandashmërisë së territorit të komunës dhe bashkisë. Kështu përjashtohet nga kriteri i pandashmërisë njësitë administrative që kanë më shumë se 80 mijë zgjedhës, duke përshtatur terminologjinë që përdor Kodi Zgjedhor me ligjin e ndarjes territoriale.
Nisma ligjvënëse propozon gjithashtu edhe përcaktime të reja për kufijtë e Zonave të Administrimit Zgjedhor.(ZAZ), referuar ndarjes së re sipas qarqeve, bashkive dhe njësive administrative.
Një tjetër ndryshim që do të implementohet në kod, në procesin zgjedhor të 21 qershorit, lidhet me rritjen e pjesëmarrjen së gruas në vendimmarrje. Projektligji, i propozuar nga Aleanca e Grave Deputete në variantin e tij final, i miratuar nga komisioni i Ligjeve, nuk përfshiu sugjerimin e propozuar nga deputetet Mesila Doda, Mimoza Hafizi dhe Silva Caka, që në rast se nuk plotësohet kuota gjinore, të kthehej mbrapsht lista e kandidatëve të propozuar nga subjektet politike. Varianti i miratuar parashikon vetëm një gjobë deri në 500 mijë lekë për çdo subjekt politik, në rast se nuk plotësohet detyrimi ligjor për kuotat gjinore.
Gjithashtu, është rënë dakord që kuota e përfaqësimit në këshillat bashkiakë të jetë 50% burra dhe 50% gra, ndërsa nuk është pranuar nga komisioni i Ligjeve propozimi tjetër i grave deputete që ligji zgjedhor të përcaktonte kuotën prej 20% femra, të kandidatëve për kryetar bashkie. /ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

U dënua për korrupsion, senatori amerikan Menendez jep dorëheqjen