Ndryshon ligji/ Deri në 5 mijë € gjobë diskriminimi për pamjen e jashtme, pranohen ankesat anonime për ngacmime seksuale (DOKUMENTI)

Ligji për mbrojtjen nga diskriminimi do të ndryshojë për herë të parë që nga miratimi në vitin 2010.

Ndryshimet e depozituara në Kuvend nga qeveria parashikojnë përfshirjen për herë të parë si shkaqe të diskriminimin edhe paraqitjen (pamjen e jashtme), shtetësinë dhe të jetuarit me HIV/AIDS.

Pra çdo dallim, përjashtim, kufizim, preferencë apo trajtim të pafavorshëm për shkak të paraqitjes së jashtme do të konsiderohet diskriminim dhe do të ndëshkohet sipas ligjit.

Çdo person fizik që diskriminon për shkak të pamjes së jashtme apo shkaqeve të tjera të parashikuara në ligj, do të dënohet me gjobë nga 10 000 deri në 60 000 lekë.

Nëse diskriminimi bëhet nga personi juridik, dënimi me gjobë është nga 60 000 deri në 600 000 lekë.

Kur personi që diskriminon ushtron një funksion publik, dënimi me gjobë edhe 30 000 deri në 80 000 lekë.

( Kliko këtu ) Dokumenti i plotë

Projektligji ndryshon edhe mënyrë e ekzekutimeve të vendimeve ndëshkuese me gjobë të Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Tashmë gjobat duhet të paguhen nga kundërvajtësi jo me vonë se 30 ditë nga komunikimi i tyre.

Me kalimin e këtij afati, vendimi i dhënë shndërrohet në titull ekzekutiv dhe ekzekutohet në mënyrë të detyrueshme nga zyra e përmbarimit, me kërkesë të Komisionerit.

Gjoba arkëtohet në buxhetin e shtetit.

Ndërkaq, përveç tre shkaqeve të reja të shtuara përmes kësaj nisme ligjor, format e tjera të diskriminimit të parashikuara në ligjin në fuqi lidhen me gjininë, racën, ngjyrën, etninë, gjuhën, identitetin gjinor, orientimin seksual, bindjet politike, fetare ose filozofike, gjendjen ekonomike, arsimore ose shoqërore, përgjegjësinë prindërore, moshën, gjendjen familjare ose martesore, gjendjen civile, vendbanimin, gjendjen shëndetësore etj. 

Nisma parashikon pranimin edhe të ankesave anonime, për të motivuar rritjen e numrit të ankesave që lidhen me individë të komunitetit LGBTI, por edhe të ankesave që lidhen me denoncimin e rasteve të ngacmimit seksual në vendin e punës.

Projektligji parashikon edhe një paragraf, i cili detyron mediat kombëtare që të publikojnë vendimet e Komisionerit që kanë konstatuar diskriminim nëpërmjet gjuhës së urrejtjes.

Detyrimi lidhet edhe me efektshmërinë e vendimeve të Komisionerit, në lidhje me përdorimin e gjuhës së urrejtjes nga personat publikë.

Në këto raste aktualisht përdoret si mjet vetëm falja publike nga ana e subjektit që ka kryer sjelljen diskriminuese.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • drejtesi: 04/03/2020 08:37

    Me pak fjale, agjitacion-propagande. Miresevini ne diktaturen e minoriteteve!

    Përgjigju
  • Kafsha: 03/03/2020 17:56

    Ja zoterinj...ja, keto jane ndryshimet kushtetuese qe nuk na i thane në shtetasve te republikes qe kemi gjith te drejten te dime mbi ndryshimet kushtetuese. Kushedi c fare u kerkoi Europa ketyre letyrave politikaneve tanë veglabte te tjereve për te ndryshuar kushtetuten e ne te mos marim vesh asgje. Ngrihu Envere!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja