TIRANË- Të gjithë të punësuarit në vend që kanë pagë mujore bruto prej 100 mijë lekësh, do të plotësojnë deklaratën e të ardhurave individuale (DIVA). Ky ndryshim ligjor është propozuar në draftin e ri të Tatimit mbi të ardhurat që është hedhur për konsultim publik nga Ministria e Financave.
Aktualisht të gjithë qytetarët që sigurojnë mbi 2 milionë lekë të ardhura vjetore nga punësimi janë të detyruar të dorëzojnë pranë organeve tatimore deklaratën e të ardhurave, ndërsa propozimi i bërë nga Ministria e Financave e ul këtë prag dhe përcakton detyrimin që të gjithë qytetarët që kanë të ardhura vjetore deri në 1.2 milionë lekë, do të duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë DIVA-n.
“Një person është i detyruar të dorëzojë një deklaratë vjetore tatimore personale kur të ardhurat tatimore vjetore të tij/saj janë: a. Më shumë se 1,200,000 lekë e të ardhurave bruto nga punësimi, ose b. Më shumë se 50,000 lekë e çdo të ardhure tjetër që nuk i nënshtrohen tatimit përfundimtar në burim”, thuhet në projektligjin që po konsultohet.
Këto ndryshime pritet të hyjnë në fuqi prej 1 janarit të vitit të ardhshëm, dhe me këtë ndryshim ligjor pritet të shtohet numri i qytetarëve që e kanë detyrim plotësimin e deklaratës. Qytetarët me të ardhura vjetore mbi 1.2 milionë lekë, nuk do të kenë kosto shtesë për të paguar, në momentin e plotësimit të DIVA-s, pasi detyrimet tatimore i kanë shlyer gjatë vitit.
Vetëm këtë vit e kishin detyrimin të dorëzonin deklaratën e të ardhurave individuale 13.521 të punësuar me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë që konsiderohen edhe milionerët e vegjël, si dhe 68,657 individë të dy-punësuar.
Sipas tatimeve deklarimi i të ardhurave, përveçse është detyrim ligjor, i çdo individi subjekt i deklarimit, është edhe një garanci më shumë, lidhur me justifikimin e pasurisë së tij. Zgjerimi i numrit të subjekteve që duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë DIVA-n krijon edhe një regjistër më të madh mbi pasurinë e qytetarëve.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pritet konferenca e parë ndërqeveritare, mendoni se Shqipëria bëhet anëtare e BE në një kohë të shkurtër?
-
PO
54%
-
JO
40.4%
-
NUK E DI
5.6%
Vota total: 2926
Lajme të tjera
-
Rritja e çmimeve ka sjellë 130 mln dollarë më shumë në buxhet, qeveria ende pa vendim për mbështetjen e kategorive në nevojë! Përfundon paketa e rezistencës sociale
1 Korrik, 09:49
-
Me 75 vota pro, miratohet akti normativ për kompensimin e çmimeve për materiale ndërtimi, Ministrja: Paketë anti krizë, përfitojnë 300 kompani! Duma: Gënjeni, publikoni fituesit! Favorizoni miqtë e Ramës
30 Qershor, 07:58
-
Projektligji per 'Amnistinë Fiskale', reagon Ivi Kaso: Operacion kriminal pastrimi parash të pista! Kjo mazhorancë s’la hall tjetër pa ju lëshuar në shpinë shqiptarëve
24 Qershor, 19:26
-
DRAFTI/ Amnisti fiskale e penale për pasurinë e emigrantëve, rezidentëve, bizneseve e shtetasve të huaj që janë tatimpagues në Shqipëri
24 Qershor, 12:56
-
Ndryshon projektligji për amnistinë fiskale! Deklarim vullnetar deri në 2 mln euro, tatimi deri 10%, legalizohen edhe pasuritë! Ja kategoritë që përjashtohen
23 Qershor, 21:24
-
Ekskluzive/ Paketë e dytë financiare në mbështetje të qytetarëve dhe bizneseve për kompensimin e rritjes së çmimeve! Do jetë në fuqi deri në fund të vitit
21 Qershor, 13:35
-
Moddy’s konfirmon vlerësimin për ekonominë shqiptare: E qëndrueshme, rritja do të ngadalësohet për shkak të luftës në Ukrainë
16 Qershor, 22:12
-
Informaliteti i lartë, 368 miliardë lekë jashtë sistemit bankar! Qeveria: Duhet digjitalizim! Bankat: Limit pagesave nën dorë
14 Qershor, 16:56
-
Gati projektligji/ Dyfishohen gjobat për biznesin e madh që nuk deklaron pagat reale të punonjësve
14 Qershor, 13:32
-
Garanci për importuesit e ushqimeve, Ministrja e Ekonomisë: Shtetet kanë nisur kufizimet në tregti, ka vështirësi në gjetjen e vajit
7 Qershor, 12:00
-
Ministrja e Ekonomisë në Këshillin e Investimeve: Konsultimi publik i ligjeve ka përmirësuar vendimmarrjen dhe dialogun biznes-institucione
1 Qershor, 22:35
-
FMN zbardh skemën si të zbulohen dhe taksohen shqiptarët e pasur, që depozitojnë në parajsat fiskale
23 Maj, 08:25
Po cfare dreqin beni keshtu o shtet leshi. Ata qe jane te punesuar ua dini pagen cdo muaj, se i tatoni. Nga ana tjeter keni nje ligj qe smund te marresh para pa leshuar nje fature, pra duhet te kesh Nipt. Pse ua nxini jeten qytetareve kot se koti. Thjesht mblidhni informacion per patronazhistet dhe firmat e ndertimjt. Keni marre fund nga trute, perfundimisht. Mos harroni, sa me lart ngjiteni, aq me te dhimshme do ta keni renien
PërgjigjuHe me boll me kto ndryshime ligjesh. Jo deklaro jo mos deklaro, jo tatim 0 jo tatim 15%. Skeni buxhet se e keni vjedhur edhe shpikni ligje e rregulla. Na hapet barkun me kto
PërgjigjuPo ca informaliteti do luftoni ju mor ju qr… Ketu sapo iku nje drejtor i krimit ekonomik se i rropi njerzit, ky tjetri sa erdhi pa u ulur mire ne karrige i voli gjobat qe shkojne nga 10 mije € muaji neper 20-30 call centera forex qe vazhdojne te rrjepin lirshem e hapur qytetaret europian…e doni integrim ju
PërgjigjuPo shume bukur do i deklarojne e do i paguajne te gjitha dhe ju me shume profesionalizem nxirrini emrat te gjitheve qe pastaj ti vjerdhin e ti grabisn perdite....i pari shteti pastaj hajdutat e mashtrusat dora dyte...pfff shtet katrahure
PërgjigjuKjo eshte fiks si shprehja: "Si te gjendet kola ne pune" E pse duhet me deklaruar te ardhurat kur ato jane te deklaruara nje here tek tatimet nga punedhenesi, keto jane vec arna te sistemit propagandistik qe ben gjasme se lufton informalitetin. Nderjohe qe cmimet dhe kostoja e jeteses eshte rritur me rreth 40% formulari i deklarimit shkon ne permjestim te zhdrejte, duke e ulur pragun me 40%, dhe pse kot, gjasme po punojne. Po kur quajne mikioneret e rinj qe marrin paga mbi 200.000 leke me te cilat nuk te japin kredi as per hyrje tek astiri pa nja 2 dorezanes. Imagjinoni milioneret qe nuk blejne dot as nje apartament per 20 vjet pune pa llogaritur shpenzime te tjera!? Tani lind pyetja keto hyrjet e bumit ndertimor kush i blen!?
Përgjigju