Ndryshon ligji për fondin e pensioneve private! Synohet nxitja e pjesëmarrësve në skemën private, janë 2.5 % e të punësuarve aktivë

Ndryshon ligji për fondin e pensioneve private! Synohet nxitja e pjesëmarrësve në skemën private, janë 2.5 % e të punësuarve aktivë

Ervin Mete në Komisionin e Ekonomisë

Projektligji i ri për fondin e pensioneve private synon të nxisë rritjen e pjesëmarrësve në këtë skemë, duke rritur transparencën për ata që duan të përfshihen. Kreu i AMF Ervin Mete tha se me ligjin aktual, numri i personave të përfshirë në skemën e pensioneve private është i ulët, dhe zë gati 2.5 % të fuqisë punëtore aktive të formalizuar.

Mete tha se shumica e personave që janë përfshirë në këtë skemë, e tërheqin atë në formë depozite kur dalin në pension dhe kjo sipas tij do ndryshojë, edhe përmes lehtësirave fiskale që krijon ligji i ri.

"Në fondet e pensioneve vullnetare mosha mesatare është 43 vjeç. Ligji parashikon që mund t’i tërhqein pa penalitet kur mbushin moshën e pensionit, 2 vjet pas pensionit me këste. Efekti është minimal, 3000 veta janë në skemën e pensionit mbi 60 vjeç, efekti do jetë minimal, pasi do ju duhen 2 vjen t’I marrim. 286 skema profesionale, që kontriubojnë në findet e pensionit. Duke krijuar findet e mbylluar mund ‘u bnxizim. Lehtësimi fiskal, do të ndihmojë në rritjen e pjesëmarrësve. E shohin si depozitë, ata që dalin në pension, e tërheqin menjëherë", tha Mete.

Sa i takon problemeve që ka skema e pensionit të detyrueshëm shtetëror, ministria e Financave, tha se në 2021 deficiti ndaj PBB ishte 1.6 %, ndërsa në vitin 2022 u reduktua në 1.3 % të PBB. Por sipas Financave, mbledhja e detyrimeve të papaguara të sigurimeve duhet të përmbushet me çdo mjet të mundshëm. Deputeti i opozitës dashamir Shehi tha se duhet të gjendjen mekanizma që qytetarët të ndiehn të sigurtë kur përfshihën në skemën e pensioneve private, dhe të mos shohin si firmat piramidale të 97, çdo shoqëri apo institucuion ku depozitojnë para.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:58
Drejtori i Përgjithshëm i AMF prezanton projektligjin për 'Fondet e pensionit privat’ në Komisionin e Ekonomisë! Synohet krijimi i lehtësirave fiskale

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete, prezantoi para Komisionit për Ekonominë dhe Financat projektligjin e ri “Për fondet e pensionit privat”. Në fjalën e tij, Mete theksoi se drafti, i hartuar edhe me ekspertizën e Bankës Botërore, jo vetëm përafron kuadrin aktual me legjislacionin dhe direktivat evropiane, por edhe synon t’i japë një ritëm të ri zhvillimi tregut të fondeve të pensioneve private.

Mete u shpreh se projektligji, zgjeron format e pensioneve private, si edhe politikat e investimit të shoqërive administruese, duke diversifikuar portofolin e fondeve. Gjithashtu, ndryshimet prekin aspekte të menaxhimit dhe mbikëqyrjes të shoqërive administruese të fondeve të pensionit privat, si rritja e kërkesave rregullatore për transparencë dhe informacion për anëtarët e fondit, si edhe kërkesa të shtuara për administrimin e rrezikut.

“Objektivat kryesore që synohet të arrihen janë mbrojtja e interesave të anëtarëve të fondit të pensionit privat, nëpërmjet vendosjes së standarteve më të larta për mirëinformim dhe transparencë, nxitja e pjesëmarrjes në skemë nëpërmjet përfshirjes automatike, si dhe rishikimit të politikës tatimore me synim krijimin e lehtësirave fiskale, forcimi i kuadrit mbikëqyrës e rregullator, si edhe rritja e profesionalizimit në administrimin e fondeve të pensionit privat nga ana e shoqërive administruese,” -tha Mete.

Projektligji i propozuar sjell përmirësime lidhur me procedurën e licencimit të shoqërisë administruese të fondeve të pensionit, forcimin e rregullave të qeverisjes së shoqërive administruese, forcimin e menaxhimit të kontrollit të brendshëm si dhe forcimin e rregullave për transparencën dhe komunikimin me klientin në funksion të mbrojtjes së interesave të tij dhe nxitjes së besimit për pjesëmarrje në fondin privat të pensionit. 

Në fund të vitit 2022, vlera neto e aseteve në fondet e pensioneve private arriti në rreth 5.7 miliardë lekë, ose rreth 50 milionë euro, me një rritje prej rreth 1.1 miliardë lekë, ose 24.3% krahasuar me fundvitin 2021. Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 31.12.2022 rezultoi 36,518 anëtarë duke shënuar një rritje prej rreth 8.8% krahasuar me 31.12.2021.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja