Ndryshon ligji/ Sigurimi për automjetet të caktohet në bazë të shkeljeve që kanë bërë drejtuesit! Deputetët e shtyjnë, është i paqartë

Sistemi bonus malus që parashikon sigurimin e makinave në bazë të performancës në rrugë të drejtuesit të mjetit, ka sjellë debate në Komisionin e Veprimtarisë prodhuese pasi është kërkuar nga deputeti socialist Ilir Beqaj, aplikimi i kësaj metode të mos u lihet në dorë kompanive të sigurimit, siç parashikohet në draft.

“Si fillim e kemi përcaktuar vetëm për autoveturat pasi kemi një numër të madh të rreziqet të siguruara që e lejojnë aplikimin e mundshëm të sistemit bonus-malus, pra për kategoritë B1 dhe B2. I lihet në dorë kompanive nuk është i detyrueshëm si në shtetet e marra referencë, si Italia”, u shprehën përfaqësuesit e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

“Si e mbroni konsumatori, dikujt kompania e sigurimit ja zbaton dhe dikujt jo, nuk ju lejmë kaq shumë shkallë lirie shoqërive, ose do vendosim standarde ose do e shtyjmë në kohë”, deklaroi deputeti Ilir Beqaj.

Për shkak të qasjeve të ndryshme komisioni vendosi që të mos e votojë nenin që parashikon zbatimin e sistemit bonus malus.

“Propozoj që këtë nen të mos e miratojmë sot, kalojmë në pikat e tjera dhe rikthehemi, për ta parë përsëri”, tha kreu i komisionit Beqaj.

Projektligji i ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” parashikon një sërë risish.

“Risi kryesore është ulja e dëmshpërblimit, ulja e nivelit të shpenzimeve të marrjes së sigurimit. Është parashikuar në draft rritja e kufirit minimal të përgjegjësisë. Afatet e trajtimit dhe pagesës së dëmshpërblimit janë 90 ditë për person dhe 30 ditë për dëme ndaj pronës. Për dëme ndaj pronës deri në 30 mijë lekë nëse bien dakord drejtuesit ata këmbejnë një raport evropian, është një formular që e nënshkruajnë drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar aksidentin që nëse është një vlerë deri në 30 mijë lekë, ja bashkëngjisin kërkesës për dëmshpërblim dhe pagesa merret menjëherë”, u shpreh Violanda Theodhori, Drejtore e Departamentit të Çështjeve Juridike, në AMF.

AMF ka kërkuar edhe rritje të gjobës për mjetet e pasiguruara si dhe bllokim të tyre që në kolaudim.

“Masa e gjobës për ata që nuk janë të siguruar të përcaktohet në kodin rrugor, dhe organet kompetente kur konstatojnë një mjet të pasiguruar ta bllokojnë atë dhe ta kthejnë vetëm kur bëhet sigurimi. Kemi propozuar edhe rritje të nivelit të gjobave për këtë problem, dhe besojmë që do të sjell ndryshim të madh në rritjen e mjeteve të siguruara”, u shpreh Theodhori.

Ndërkohë mjetet e pasiguruara vetëm në vitin e kaluar kanë shkaktuar 3 milionë euro dëme.

Unë mund t’ju them që në 4 vitet e fundit për aksidentet e shkaktuara nga mjete të pasiguruara janë paguar nga fondi i kompensimit rreth 20 milionë euro dëmshpërblim, dhe vetëm për 2020 janë 3 milionë euro dëme të shkaktuara nga këto automjete, nga 22 milionë euro që ishte vlera e dëmeve të shkaktuara gjithsej për vitin e kaluar.

Ky projektligj parashikon që për herë të parë një person i siguruar mund të kërkoj dëmshpërblim tek kompania e sigurimit për një dëm që mund ti jetë shkaktuar nga një mjet i pasiguruar.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nandi: 17/02/2021 23:00

    He te keqen vllai, e ka bere gati golin disa qindramilionesh euro lali Beqa. Hallall o plak, ti je njeshi i rilindjes, edhe Ben Ametaj te vjen anash.

    Përgjigju
  • Avokat: 17/02/2021 21:53

    Po behet nje fushate e madhe disinformimi! Ligji nuk ka asnje te re persa I perket afateve, jane te njejtat me ato aktuale. Nuk eshte e vertete rritja e demshperblimeve sepse ata qe operojne ne kete fushe e dine qe jane ulur me ane te ketij projektligji. Synimi kryesor eshte te largojne avokatet nga procesi dhe viktimat te negociojne direkt me kompanite e sigurimit. Dhe ne ligj ka nje parashikim qe nese pranon vleren e ofruar nga kompania, me pas humbet te drejten ti drejtohet gjykates per te marre vleren reale qe i takon me ligj. Pra po ta hodha, e hengre. E keto gjera duan ti legalizojne Ilir Beqja me shoke. A kane bere ndonje studim mbi perqindjet e qytetareve qe perfshihen me aksidente? Jane shtresa qe nuk I perballojne dot shpenzimet gjyqesore e per pasoje do I lene edhe pa avokati.

    Përgjigju
    • ardiani&suadi: 17/02/2021 23:12

      O avokat, ju i ropet ata “hallexhinjte” duke i hartuar kontrata me 50% te vleres, qe ne vetvete jane mashtrime qe i behen perfituesit. Avokate qe ngjarja rst sigurimi ndodh ne kavaje e transferoj e ne fier, gjitokaster, lushnje apo SHKODER, i shortojne ceshtjet atje ku duan, marrin eksperte qe duan i cojne vlerat nga 500 milion leke dhe familjareve te viktimave i japin 100 e 400 te tjerat i fusin ne xhep te tyre nen petkun e kontrTes se sherbimit. SPAK kete takem avokatesh te hetije e mileti do cuditen. Tung Dauti, SUAD studio Hyseni, Hajredini, Arseni, Kosta, Haxhillari, Poljoni,Gedeoni

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë