TIRANE- Qeveria propozon ndryshimin e formulës aktuale të llogaritjes së kësteve të parapagimeve të tatimit mbi fitimin gjatë vitit vijues tatimor. Sipas ligjit aktual, këstet e parapagimeve për çdonjërin nga muajt janar, shkurt, mars e prill, të periudhës vijuese tatimore, llogariten duke marrë parasysh tatimfitimin për periudhën tatimore të dy viteve më parë pjesëtuar me 12. Kurse për çdonjërin nga 8 muajt e tjerë të periudhës tatimore këto këste llogariten duke marrë parasysh tatim fitimin për periudhën paraardhëse, minus pagesat janari-prill të periudhës vijuese tatimore, pjesëtuar me 8.
Kjo mënyrë llogaritjeje që niset nga pagesat e 4-mujorit dhe jo nga detyrimet e këtij 4-mujori, ka krijuar probleme për tatimpaguesit, pasi rezultojnë me detyrime të papaguara dhe pengohen në marrjen e vërtetimeve.
/Shqiptarja.com