Nga libreza e punës, libreza e kontributeve deri tek vërtetimi punës, janë disa nga dokumentat që të moshuarit duhet të gjejnë vet për të marrë pensionin e pleqërisë. ISSH ka publikuar listën e plotë të dokumentave të detyruara që duhet të gjejnë të moshuarit dhe të dokumentave të cilat I merr ISSH.
Fillimisht për të marrë pensionin e pleqërisë duhet të plotësohet një deklaratë për vitet e punës. Më pas nis nxjerrja e certifikatave nga portal E-Albania, nga vet punonjësit e ISSH-së. gjithashtu nga portal nxirren edhe vitet e punës pas vitit 2017. Me plotësimin e dosjes me të gjitha dokumentat, bëhet llogaritja e pensionit, në bazë të viteve të punës dhe kontributeve që janë paguar.
Masa e pensionit të pleqërisë
Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, sipas tabelave të daljes në pension pleqërie, bazuar ne moshë dhe vite sigurimi, shumëzuar me pensionin social; - Shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, gjatë gjithë periudhës kontributive; - Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.
Dokumentet që nevojiten:
ISSH- ja i paska bere llogarite kaçurrel
PërgjigjuCfare shkence bejne keta Plehrat e ISSh.
Përgjigju