Për të tretën ditë radhazi ulet çmimi i naftës, do të shitet 190 lekë për litër, edhe benzina më pak, shitet 185 lekë! Gazi rritet 4 lekë, shkon 75 lekë për litër

Për të tretën ditë radhazi ulet çmimi i naftës, do të shitet 190 lekë për litër, edhe benzina më pak, shitet 185 lekë! Gazi rritet 4 lekë, shkon 75 lekë për litër

Foto ilustruese

lekë. Konkretisht nga 192 lekë për litër që ishte, nafta do të shitet me 190 lekë për litër. Edhe benzina ka pësuar ulje çmimi me 2 lekë, pra nga 187 lekë që ishte do të shitet me 185 lekë për litër.  Ndërsa gazi që për shumë kohë mbeti i pandryshuar është rritur për të disatën herë. Nga sot do të shitet 4 lekë më shumë. Nga 71 lekë/litër që ishte, do të jetë 75 lekë/litër.

“Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 4 Shkurt 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë : Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178  lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 185  lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63  lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 96 lekë/litër”, thuhet në vendimin e Bordit të Transparencës.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi pasditen e sotme nga ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

“Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës”, thuhet në njoftim.

                                       ISHTE                    BËHET
Çmimi i naftës            192 lekë/litër           190 lekë/litër         
Çmimi i benzinës       187 lekë/litër           185 lekë/litër         
Çmimi i gazit               71 lekë/litër             75 lekë/litër  

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lala: 04/02/2023 21:08

    O me bordi erdhi I ftohti Ket jav bam cmimi I gazit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ U plagos me thikë pas shpine pas sulmit nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë

Greqi/ U plagos me thikë pas shpine pas sulmit nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë