TIRANE-Falsifikuan vitin e lindjes me të dhëna të rreme me çertifikatë duke përfituar pension pleqërie, dënohen nga Gjykata në pesë muajt e parë të vitit 113 shtetas.
Report Tv ka siguar disa prej dënimeve kur rezulton se mekanizmi i falsifikimit ka funksionuar me certifikatat të gjendjes civile prej vitit 2000, dosjet e të cilave sigurime shoqërore po i kalojnë në filtër duke i krahasuar me kartat e identitetit dhe regjistrin elektronik të gjendjes civile.
Plot 113 pensionistë të rremë janë dënuar nga Gjykata e Tiranës nga Janar 2017 deri më 16 Maj 2017.
Këta persona janë dënuar nga gjykata pasi nga verifikimet e gjeneraliteteve në regjistrin elektronik dhe kartave të identitetit ka rezultuar se kanë falsifikuar vitlindjet.
Në shumicën e tyre gra këta shtetas janë marrë të pandehur nga prokuroria pas kallëzimeve të bëra për mashtrim me sigurime nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë.
Por si ka funksionuar skema e mashtrimit? Nga hetimet ka rezultuar se duke paraqitur në dosjet e pensionit certifikata të falsifikuara këta qytetarë kanë mundur të përfitojnë pension pleqërie të parakohshëm dhe pse s’kishin mbushur moshën reale.
ReportTv ka siguruar disa nga dënimet e dhëna nga Gjykata e Tiranës ku rezulton se pensionistët e rremë janë dënuar me burg, dënim ky i konvertuar me shërbim prove dhe humbjen e të drejtës për të përfituar pension sat ë jenë në jetë.
Siç dhe shihni në këto faksimile duke përdorur certifikata me vitlindje të ndryshuar ata kanë mundur të përfitojnë pensione pleqërie në më shumë se 1 dekadë.
Drejtoria rajonale e sigurimeve shoqërore është aktualisht duke vazhduar kontrollet mbi dosjet e pensionistëve prej vitit 2000 dhe krahasimin e certifikatave të lindjes me kartat e identitetit dhe regjistrin elektronik të shtetasve.
Të dhënat me 113 dënimi i përkasin vetëm Gjykatës së Tiranës ndërsa në rang vendi rezulton se janë mbi 1500 procese të përfunduara dhe ku pensionistët janë gjetur me certifikata të falsifikuara me të cilat kanë përfituar pension.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4389
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Për pak ditë vjen 21 janari, të mos e harrojmë’, Veliaj nga Kuvendi Rinor i Tiranës: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31