Një nga të afërmit e deputetit Mark Frroku, Ndue Frroku alias Pavlin Floriri rezulton të jetë dënuar në Belgjikë për “Shfrytëzim prostitucioni”, “Shfrytëzimit të personave” dhe “Sulmit me dashje në rrethana rënduese”. Vendimi është marë në mungesë të Frrokut nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Bruksel, e cila në 18 dhjetor të 2012 e ka dënuar Ndue Frrokun me 7 vjet burg dhe 155 mijë euro gjobë. Këtij dënimi ka mundur t’i fshihet Frroku, i cili ishte larguar nga Belgjika, shtet në të cilin shfrytëzonte prostituta dhe kishte gjetur strehim prej disa vitesh në Shqipëri.
Nisur nga kjo situatë ministria e Drejtësisë ka përcjellë kërkesën e autoriteteve belge të drejtësisë, për arrestimin e përkohshëm të shtetasit Pavlin Florini, alias Ndue Frroku, me qëllim njohjen dhe ekzekutimin e vendimit penal të dhënë nga Gjykata e Apelit Bruksel-Belgjikë. Bazuar në këtë informacion, në datë 16 prill 2015, është bërë shoqërimi në Drejtorinë e Policisë Tiranë të shtetasit Pavlin Florini dhe më pas arrestimi i tij në ambjentet e këtij institucioni.
Më pas prokuroria e Tiranës, i është drejtuar me kërkesë gjykatës për të vleftësuar arrestin e përkohshëm dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, për shtetasin Pavlin Florini, me qëllim njohjen e vendimi penal të Gjykatës së Apelit Bruksel-Belgjikë. Pas nënshtrimit të gjykimit, pak kohë më parë gjykata e Tiranës ka vendosut të njohë vetëm dënimin me 7 vjet burg për Ndue Frrokun, ndërkohë që i hoqi gjobën 155 mijë euro të vendosur nga gjykata Belge.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com