Ndërtimi nën pushtetin e parave të pista? FMN: Shqipëria të shtojë mbikqyrjen për tregun e pasurive të paluajtshme, sektor me risk

Ndërtimi nën pushtetin e parave të pista? FMN: Shqipëria të shtojë mbikqyrjen për tregun e pasurive të paluajtshme, sektor me risk

Sektori i ndërtimit shpesh është vënë në fokus të raporteve vendase dhe të huaja për rrezikun e madh që paraqet për pastrimin e parave. Së fundmi është Fondi Monetar Ndërkombëtar që e evidenton se ka pasur rritje të vrullshme të çmimeve të banesave, kryesisht në Tiranë dhe në zonat bregdetare, prandaj ka kërkuar nga qeveria që të rrisë mbikqyrjen ndaj sektorit të agjencive të pasurive të pluajtshme.

“Nevojitet një mbikëqyrje e shtuar e tregut me rritje të shpejtë të pasurive të paluajtshme. Rritja e çmimeve ka qenë mesatarisht 11 për qind në vit që nga viti 2018, mbështetur nga çmimet në Tiranë dhe zonat bregdetare. Inkurajohen autoritetet që adresojnë boshllëqet e të dhënave në tregun e pasurive të paluajtshme dhe të zhvillojnë tregues për të monitoruar nga afër ndikimin e mundshëm të sektorit në stabilitetin e financave. Tregu me rritje të shpejtë të pasurive të paluajtshme do të kërkojë mbikëqyrje e zgjeruar e ndikimit të saj të mundshëm në stabilitetin financiar. Autoritetet duhet të përmirësojnë mbikëqyrjen e agjentëve të pasurive të paluajtshme, duke pasur parasysh rreziqet e larta të PP/TF në këtë sektor”, thuhet në raportin e FMN-së.

Gjatë muajit nëntor ndërtimi u bë temë dikutimi në komisionet parlamentare teksa diskutohej ndryshimi i ligjit për parandalimin e pastrimit të parave, pasi drejtori i drejtorisë së parandalimit të pastrimit të parave, tha se në ndërtim bëhen transaksione marramendëse, duke shtuar më tej dyshimet e pastrimit të parave. 

Ndërkohë vendi po përjeton një bum ndërtimesh, dhe vetëm në 9 muaj të këtij viti bashkitë kanë dhënë 1040 leje ndërtimi, nga 655 leje që miratuan në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave vlera për të gjitha lejet e ndërtimit të dhëna këtë vit arrin në 72.2 miliardë lekë, nga 61.7 miliardë lekë që ishte në 2020.

Ndërtimi është edhe një nga sektorët më të kredituar të ekonomisë. Deri në fund të shtator 2021 Banka e Shqipërisë thotë se janë dhënë 61,739 miliardë lekë për ndërtimin nga 50,966 miliardë lekë që ishin dhënë deri në shtator 2020.

Ndërkohë FMN thotë se edhe Banka e Shqipërisë po punon per një udhëzim të ri që do e publikoj në 2022 mbi treguesit e rrezikut për kredinë bankare në lidhje me sektorin e pasurive të paluajtshme. 

Në raport sillet në vëmendje që Shqipëria është pjesë e listës gri për rrezik të lartë për pastrimin e parave nga ‘Moneyval’, dhe pavarësisht se ka pasur përparime duhet ende shumë punë për të dalë nga lista. FMN kërkon që shteti të mbikëqyr tregun e pasurive të paluajtshme, pasi aty rreziku i pastrimit të parave është më i lartë. 

Nga ana tjetër FMN kërkon që të merren masa për të vënë në punë edhe ligjin për regjistrin e pronarëve përfitues, në mënyrë që të identifikohen të gjithë aksionerët të bizneseve që aktualisht nuk janë të njohur. Në këtë mënyrë sipas raportit do ketë një kontroll më të mirë, dhe përparim më të shpejtë në pastrimin e parave. Ndërkohë pak ditë më parë Minsiria e Financave propozoi që të shtyhet deklarimi i pronarëve përfitues nga bizneset për shkak se subjektet kishin hezituar të deklaronin bashkëpunëtorët e tyre. Ligji në fjalë synon të bëjë transparencë mbi kompanitë e regjistruara në parajsat fiskale, dhe miratua pas rekomandimeve të Moneyval për parandalimin e pastrimit të parave.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 09/12/2021 03:50

    FMN duhet dije qe qeveria ka marre nje mase shume te forte. Ne krye parave rude ka vendosur ujkun Beqaj. Edhe po pastrohet ndonje lek nuk eshte shume ja max 1 miliard evro.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Kapen 9.5 tonë kokainë në banane, ngarkesa më e madhe në historinë e shtetit latin

Kapen 9.5 tonë kokainë në banane, ngarkesa më e madhe në historinë e shtetit latin