Pesë të rinj gjakovarë kanë arritur të ndërtojnë makinën e parë elektrike.
Të mbështetur nga Fondacioni “Bonevet” dhe disa donatorë të tjerë, ata arritën pas dy viteve punë, të ndërtojnë një makinë elektrike funksionale.
Ata shpresojnë se projekti i tyre i quajtur “Electric Buggy” (Makinë Elektrike), do të zgjerohet në të ardhmen, me qëllim mbrojtjen e ambientit.
Projektuesit e makinës planifikojnë të ndërtojnë disa makina të tilla dhe të shfrytëzohen në rrugën e vjetër të Gjakovës, ku do të ndalohet qarkullimi për veturat me naftë e benzinë.
Ndërtimi i kësaj makine ka kushtuar në total 13 mijë euro.
Komente










Duket pak si muleto Krel elektrik per pune edhe sospensionet lartesia nga terreni jane te tilla edhe levizja (ngadaleshume ),kostruksioni...sido vazhdoni e mund te shkoni diku
Përgjigju