Ndyshimet që tani mund të lënë gjurmë

Ndyshimet që tani mund të lënë gjurmë

Kryeministri Edi Rama

Lehtësia e Edi Ramës për të bërë ndryshime drastike në listën e deputetëve, vjen nga fakti se ka pak politikanë në listë. Të vetmit që prodhojnë zhurmë dhe që mund t’ia prodhojnë, edhe pse janë pak, janë figurat politike, që mund të mbeten të mërzitur nga mospërfshirja, apo renditja e pafavorshme.

Ndaj në këtë pike, Edi Rama e ka më të lehtë “reformimin” e listës së Partisë Socialiste, pasi ka shumë pak figura të kësaj partie që kanë gjeografi elektorale dhe vota për arsye personale.

Ajo që i interson në mandatin e tretë Edi Ramës, është të ketë një listë të kompletuar me figura të paqortueshme, larg historive të dekriminalizimit dhe polikisht korrekte, pasi betejën politike e tërheq vetë ai.

Biles dhe e vetmja rezistencë që i është bërë listës së Edi Ramës në Vlorë, nga kryetari i Bashksië, vjen nga arsye e kundërt, pra jo nga fakti që ka mbështetje politike dhe nuk do t’ia dijë për Edi Ramën, por nga fakti që mes të qenit politikan apo zyrtar bashkie, zgjedh këtë të dytën, pasi nuk është politikan.

Kjo është taksa që Edi Rama do të paguajë për tendencën e tij për të mos pasur figura politike në përzgjedhjet e tij.

Prezantimi që ai i bëri kritereve me të cilat ka ndërtuar listën, tregon qartë se figurat politike ai i ka futur në vijën e frontit, ndërsa prurjet e reja dhe të ngjashmit e tyre në Partinë Socialiste janë në pjesën e sigurt të listës.

Kur dëgjoje për cilësitë e kandidatëve që ishin në krye të listave, ti kishe idenë që ai po ndërtonte një kabinet teknicienësh, dhe jo një listë deputetësh.

Por kjo histori tani mund të korrigjohet nga sistemi.

Duke llogaritur avantazhet e reja që jep sistemi me lista pjesërisht të hapura, ngelet për t’u parë pas 25 prillit, se kush janë të vlerësuarit realë të listës, ata që quhen drejtues politikë, apo elemente të tjerë nga lista.

Vendosja e drejtuesve politik në vijën e zjarrit është një mekanizëm për të fuqizuar fushatën dhe për të arritur objektivin politik. Por po kaq e rëndësishme është dhe gara brenda partisë.

Për këtë, është e nevojshme që gara brenda listës të jetë e hapur dhe pa kushtëzime. Nëse ka tendenca që lista e votimit të orientohet drejt disa personave, atëhere do të humbasë kuptimi i garës dhe do të humbaës efiçenca e listës pjesërisht të hapur.

Natyrisht që është e kuptushme se socialistët do të votojnë Edi Ramën, që kërkon të kandidojë i teti në Durrës, por në qarqet e tjera ku nuk është Edi Rama, gara duhet të jetë e hapur dhe drejtë, pasi manipulimet kryesore në këto zgjedhje rrezikojnë të bëhen brenda partive, dhe jo mes partive.

Kosovën, që ne nxitojmë ta lavdërojmë sa here bën zgjedhje, e kupton që vidhen vota, kur numërohen votat brenda një subjekti.

Edhe më 2012, kur ambasadoi amerikan në Kosovë, e cilësoi “vjedhje industriale të votave”, e kishte fjalën për votat brenda partive, që destablizojnë procesin.

Ky fenomen rrezikon të ndodhë dhe tek ne, ndaj që të shkohet tek një rezultat real, duhet që të ketë dhe një fushatë reale, të ndershme mes kandidatëve të një subjekti, pa shumë sulme personale dhe kurthe ndaj njëri- tjetrit.

Për herë të parë ne do të kemi një renditje popullore për deputetët, edhe pse ata mund të mos e spostojnë dot listen me aq vota sa kanë marrë personalisht.

Renditja do të jetë një klasifikim politik për kandidatët, i cili do të jetë dhe testi real i prurjeve të reja të Edi Ramës, apo profilit politik që ka secili brenda partisë.

Lehtësia e ndryshimeve drastike të Edi Ramës deri më sot, ka qenë e paverifikueshme. Për herë të parë ndryshimet e tij kanë shans të lënë gjurmë. Pas 25 prillit do të kemi mundësi t’i rendisim.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen