Në 10 muaj, bizneset eksportuan 451 mln euro produkte ushqimore! Rekordin e mbajnë frutat dhe zarzavatet! 187 mijë tonë çuam jashtë

Eksportet e ushqimeve ku përfshihen produktet bujqësore, blegtorale, ato të peshkut si dhe mallrat ushqimore të përpunuara, janë grupi i vetëm që kanë regjistruar rritje të konsiderueshme të eksporteve gjatë 10 muajve të këtij viti, si në vlerë ashtu edhe në sasinë e produkteve të shitura.

Referuar të dhënave të INSTAT, nga janari deri në tetor të këtij viti bizneset vendase eksportuan produkte ushqimore vlerë 46.3 miliardë lekë ose 451 milionë euro, duke u rritur me 50.3 milionë euro në krahasim me të njëjtën periudhë.

Sipas përllogaritjeve të bëra nga Report TV bazuar në të dhënat e INSTAT, vetëm gjatë kësaj periudhe janë eksportuar 325,695 tonë produkte ushqimore me një rritje prej 6.6 mijë tonë krahasuar me vjet.

Ndryshe nga sektorët e tjerë të ekonomisë të cilët janë në rënie, të goditur edhe nga luhatjet e kursit të këmbimit, bujqësia duket se është rezistente në këtë aspekt.

Nga kalkulimet e bëra rezulton se 1 kilogram produkt ushqimor këtë 10 mujor është eksportuar me çmim mesatar 142.2 lekë, ndërsa vjet në të njëjtën periudhë ishte 126.4 lekë, duke u rritur me rreth 15.8 lekë vlera e tyre.

Ndërsa sa i takon vetëm eksporteve bujqësore për produktet e papërpunuara, ku Shqipëria po përjeton një ecuri pozitive prej vitesh, në 10 muaj janë eksportuar 131 mijë tonë zarzavate me vlerë 10.9 miliardë lekë, ndjekur nga 56 mijë tonë fruta dhe arra me vlerë 3.1 miliardë lekë, për të vijuar me drithërat me 444 ton eksporte të përkthyera në 22.5 milionë lekë apo produktet e duhanit 436 tonë me vlerë 315,3 milionë lekë. Përveç drithërave të gjitha janë në rritje krahasuar me vitin e kaluar.

Në total vlera e eksporteve për këto 4 kategori produktesh arriti në 14.4 miliardë lekë nga 13.2 miliardë që ishte vjet.

Eksporti i produkteve ushqimore, e kryesisht i atyre bujqësore përveç aspektit pozitiv, dikon negativisht tek çmimet në vend, pasi prirja për ti shitur produktet jashtë i hap vend importit që vjen më i shtrenjtë për konsumatorët vendas.

EKSPORTET BUJQËSORE
Zarzavatet   10.9 miliardë lekë
Frutat           3.1 miliardë lekë
Drithëra       22.5 milionë lekë
Duhan         15,3 milionë lekë
VLERA E EKSPORTEVE TË USHQIMEVE
Janar-Tetor 2022            41,177,709,711 lekë
Janar-Tetor 2023            46,340,074,153 lekë
Rritja                               5,162,364,442 lekë
EKSPORTET E USHQIMEVE
Janar-Tetor 2022                  319,064 tonë
Janar-Tetor 2023                  325,695 tonë
Rritja                                    +6,631 tonë
ÇMIMI PËR KG PËR PRODUKTET E EKSPORTUARA
Janar-Tetor 2022                126.4 lekë/kg
Janar-Tetor2023                 142.2 lekë/kg
Rritja                                  +15.8 lekë/kg

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë