Në 11 muaj erdhën në Shqipëri 5.4 milionë shtetas të huaj, nuk kapërcehen shifrat e para-krizës! Rriten hyrjet vetëm nga Kosova

Në 11 muaj erdhën në Shqipëri 5.4 milionë shtetas të huaj, nuk kapërcehen shifrat e para-krizës! Rriten hyrjet vetëm nga Kosova

5.4 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri deri në fund të muajit nëntor të këtij viti, ku pjesa më e madhe ishin për turizëm rreth 5.1 milionë shtetas. Sipas të dhënave të INSTAT numri i personave që ka hyrë në Shqipëri për këtë periudhë është 2.2 herë më i lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar kur kishin hyrë 2.4 milionë shtetas të huaj.

Por nga ana tjetër nëse i krahasojmë të dhënat me vitin 2019, përsëri nuk janë arritur shifrat. Pasi në 11 muajit e 2019 kishin hyrë në vend 6.1 milionë shtetas të huaj.

Përveç shteteve të tjera që kanë pasur rënie, nga Kosova kanë hyrë më shumë shtetas se para krizës së pandemisë. Në 11 muaj kanë ardhur mbi 2.5 milionë qytetar, nga 2.1 milionë që kishin ardhur në vitin 2019.

Ndërkohë në raport me vitin 2020 hyrjet me rritjen më të lartë ishin nga Polonia.

“Përgjatë njëmbëdhjetë muajve të 2021, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe me 4,6 herë dhe Spanja me 4,5 herë, ndërsa Greqia ka pasur rritjen më të ulët me 22,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020”, thuhet në raportin e INSTAT.

Lehtësimi i masave kufizuese ka ndihmuar që edhe qytetarët shqiptarë të dalin jashtë vendit sipas INSTAT.

“Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Nëntor 2021, janë 593.000 duke shënuar një rritje me 61,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Nëntor 2021, janë 313.058. Krahasuar me Nëntor 2020, ky numër është rritur me 50,4 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Nëntor 2021, janë 279.942. Krahasuar me Nëntor 2020, ky numër është rritur me 77,0 %. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë 11 të 2021, është 3.847.877. Ky tregues është rritur me 43,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, vijon më tej raporti i INSTAT.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City

VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City