'Në 2 mars na ke në Tiranë'! Meta: Përqafoj shqiptarët që po vijnë nga Greqia për tubimin

Presidenti Ilir Meta ka publikuar një video në faqen e tij nga një grup shqiptarësh në Athinë që i premtojnë se nesër do të jenë në Tiranë në tubimin që ka organizuar. "Flas nga Athina në mbështetje të Presidentit në datë 2 mars në Tiranë në mbrojtje të Kushtetutës për Shqipërinë" thotë njëri prej tyre.  

"Përqafimet më të zjarrta për qindra vëllezër dhe motra që jetojnë në Greqi, të cilët kanë mbërritur dhe janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë nesër në ora 17:00 në Manifestimin madhështor Mbarëkombëtar!Mirësevini për Pranverën Kuqezi" shkruan Meta në postimin e tij duke falenderuar shqiptarët i përgjigjen thirrjes së tij.


Lajmi kryesor:

'Le ta dëgjojë nesër e gjithë bota'! Meta bëhet nostalgjik një ditë para tubimit: Kur u përballëm me kupolën e diktaturës (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Kadare nuk e pa në ëndërr zjarrin

Frrok Çupi: Kadare nuk e pa në ëndërr zjarrin