Në 2013 erdhi në pushtet me këtë formulë, Rama: Ndryshimi i koalicioneve nuk lidhet me mua apo opozitën

Opozita jashtë parlamentit akuzon se me ndryshimin e formulës së koalicioneve, Edi Rama po tenton që t'i heqë mundësinë për të maksimalizuar votat nga frika e humbjes. Por Edi Rama thotë se asnjë vend tjetër në Europë nuk e ka sistemin që ka Shqipëria. "Ndryshimet kushtetuese nuk lidhen me mua apo opozitën sot, por shumë më tepër se kaq, me të nesërmen dhe në funksion të së nesërmes që të jetë më e mirë dhe që të jetë, ndryshimet që bëhen në këtë rast apo të gjitha synojnë që të adresojnë cështje që janë të trashëguara nga e kaluara, por nuk janë gjëja më e mirë që mund të ketë vendi. Koalicioni ekzistues nuk është në asnjë vend të botës".

Me sistemin aktual të koalicioneve, PS-ja e drejtuar nga Edi Rama bëri marrëveshje parazgjedhore me LSI-në në 2013 për të ardhur në pushtet, por pse tashmë po ia heq, atë që opozita e cilëson si avantazh? "Unë nuk kam përshëndetur ndonjë formulë, kam bërë si gjithë të tjerët atë që bëjnë të gjithë në respekt të ligjit dhe rregullave në fuqi. Ka qenë një rregull që tani nuk do të jetë më dhe tani rregulli i ri do të jetë më i mirë. Do u krijojë mundësi zgjedhësve që të njihen me koalicionet si dhe kur formohen, nga programi, lideri dhe kandidati dhe jo të votojnë qorrazi për koalicione të panjohur për publikun dhe për më tepër deformojnë votën. Është një model që nuk e ka asnjë vend i OSBE-ODHIR-it dhe nuk kemi pse e mbajmë ne akoma".

Por pse po bëhen këto ndryshime vetëm pak muaj përpara zgjedhjeve? "Kjo nuk ka nevojë për të kërkuar më shumë kohë për të informuar publikun se në masën dërrmuese është shumë i kënaqur me këtë që ndodhi, sepse donte të hapte listat dhe ne i hapëm. Mekanizmi sesi do të hapen dhe sesi do të votohet na duhet të përcaktojmë sa më shpejt në Kodin Zgjedhor dhe për këtë jemi gati të diskutojmë dhe të bashkëpunojmë me të gjitha palët, përfshirë opozitën jashtë parlamentit për të pasur një produkt sa më të dakordësuar. Nuk shoh kohë të papërshtatshme. Është koha e duhur për të bërë gjënë e duhur".


Lajmi kryesor:

Rama 'Pa Protokoll' në Report Tv, fton sërish Bashën: Mos trash zërin, por eja ulemi për listat! SHBA nuk është kundër! Zëdhënësin e PPE-së s'e njoh


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër