TIRANE- Në videoklipin e këngës “I kom” të publikuar në pranverë 2013 të këngëtares Zajmina Vasjari, shfaqen dy helikopterë të tipit “AB- 205” të Ministrisë së Mbrojtjes. Për të patur në dispozicion të saj këta dy helikopterë, këngëtarja ka bërë një kërkesë drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes më datë 18 prill 2013, e cila mban numrin e protokollit 3171.
 
Me sa duket në klipin e realizuar nga këngëtarja Vasjari kërkesa e saj është plotësuar, pasi dy helikopterët janë pjesë e klipit.
 
Përreth 10 minuta dy helikopterët janë lejuar të kryejnë fluturime stërvëtitore në lartësi 30 metra, duke bërë të mundur edhe realizimin e skenave të videoklipit.
 
Por, pikërisht fshehja e raportimit për këtë rast nga Ministria e Mbrojtjes, dhe mospasqyrimi i aktivitetit as në urdhrat e fluturimit, përbën një skandal.
kerkesa e zajmines



































Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)