Në 29 korrik nisin aplikimet për në universitete, drejtori i RASH, Xhelaj: Maturantët, 6 ditë afat për të zgjedhur degën e preferuar

Nga data 29 korrik nis një tjetër proces për maturantët, ai i aplikimeve për në Universitet. Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj tregon se maturantët kanë në dispozicion 6 ditë për të zgjedhur 10 degët e preferuara në portalin u-albania.

“Procesi i aplikimit përmes portalit u-albania do të fillojë më datë 29 korrik dhe përfundon në datën 3 gusht. Është 6 ditë i hapur portali 24 orë që do të thotë maturantët mund të hyjnë në çdo kohë me ID e maturës dhe ID e maturantit mbasi të kenë mbyllur procesin administrativ që është mandat pagesa dhe verifikimi i tyre. Mund të hedhin 10 preferenca ashtu siç ka qenë dhe vitet e kaluara. Aplikimi mbyllet në përfundim fare me kodin e aplikimit që është në mandat pagesë prandaj duhet ta ruajnë atë gjatë gjithë kohës së aplikimit”-tha drejtori i RASH.

Në total janë 39 Universitete publike dhe private që ofrojnë 560 programe studimi. Në periudhën e fund gushtit universitetet do të nxjerrin renditjet e maturantëve.

“Do të jenë universitet që në periudhën e fund gushtit do të nxjerrin renditjen e maturantëve. Pasi ta kenë bërë këtë renditje ata do ta hedhin në portalin u-albania dhe do të ketë një ditë kohë ku maturantët do të shikojnë renditjen e tyre dhe pikëzimin që është bërë në çdo universitet në datën 30 gusht. Data 1 shtator do të jetë në dispozicion të maturantëve nëse ata do të kenë një ankesë për renditjen ku gjenden në portal sipas klasifikimit që kanë bërë universitetet, ti drejtohen universitetit përkatës, fakultetit ku ata kanë aplikuar. Në datën 2 shtator hapet portali duke vijuar pastaj procesin e regjistrimit”-u shpreh Arjan Xhelaj.

Bazuar në të dhënat e viteve të kaluara të rinjtë janë më të orientuar drejt degëve që ofrojnë mundësi punësimi, si Teknologjia e Informacionit  dhe degët e mjekësisë.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka ndryshuar cilësia e arsimit gjatë pandemisë?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Kurti: Nuk kam informacion se KFOR do të ndërhyjë në Veri! Të gastshëm për dialog në Bruksel, por Serbia s'ka pranuar