Viti i ri akademik, Mjekësia bojkoton mësimin! Studentët protestë kundër punësimit me detyrim: Ligjin e çojmë në Kushtetuese, s'bëjmë kompromise

Ka nisur këtë të hënë vit i ri akademik 2023-2024. Nga raundi i parë dhe i dytë i regjistrimeve ka rreth 20 mijë studentë që do ulen për herë të parë në auditoret e universteteve. Rrjeti Akademik shqiptar thotë se një vit më parë numri i studentëve të rinj të regjistruar në universitete ishte 19,400, ndryshe nga panorama që paraqitet në universitetet e rretheve, ku vihet re një rënie drastike e regjistrimeve.

Ditën e parë të vitit akademik, studentët e Universitetit të Mjekësisë nga viti i dytë deri në të gjashtin e nisën me bojkot.

Me bluzat e bardha të veshura dhe me pankarta në duar, ata kundërshtuan edhe njëherë ligjin e ri ku parashikohet punësimi i tyre me detyrim pas përfundimit të studimeve. Pjesë e bojkotit nuk u bënë studentët e vitit të parë, të cilët bënë betimin e Hipokratit.

"Nuk jemi ne ata që i shpërdorojmë taksat e këtij populli. Ne jemi ata që sakrifikojmë sa e sa vite të jetës vetëm që të përgatitemi e ti shërbejmë popullit në mënyrën më dinjtoze që të mos vuajnë nëpër spitale, por për t’iu dhënë një jetë me dinjitet.  Shumë e vërtetë që mjekët largohen, por ky është faji individual i atyre që ikin dhe faji i instancave shtetërore, që nuk ua mundësojnë kushtet dhe sigurinë. Për këtë arsye mjekët largohen”- u shpreh një prej tyre", u shpreh një prej tyre. 

Ministrja e Arsimit Ogerta Manasitrliu zgjodhi universitetin e Tiranës për të uruar vitin e ri akademik e për të kërkuar vijimin e trasnformimit të uuniversiteteve,m ndërsa rektori Artan Hoxha, vlerësoi nivelin e institucionit që drejton.

Ky bojkot vjen pasi ata kundërshtojnë ligjin e ri, i cili i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas mbylljes së studimeve. Studentët nga vitit i dytë deri në vitin e katërt do të punojnë tre vite pas diplomimit, ndërsa studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë dy vite pas diplomimit. Ndërkohë që alternativa e dytë që u paraqitet studentëve që janë aktualisht në sistem, pra nëse nuk do duan që pas diplomimit të qëndrojnë për dy apo tre vite në Shqipëri, ata do të paguajnë koston e plotë të studimeve por për vitet që kanë mbetur. Ndërkohë, që nuk ka një vendim të institucioneve në lidhje me pagesën që do të duhet të paguajnë studentët nëse nuk do ta firmosin marrëveshjen.

Sipas të dhënave nga portali universitar, institucionet publike mbeten më të preferuarit, pasi rreth 75% e totalit të regjistrimeve janë në publik dhe pjesa tjetër në privat. Sa i përket programeve të studimit që kanë numrin më të lartë të studentëve të regjistruar në vit të parë, mbeten degët e Shëndetësisë dhe sidomos dega e infermierisë e cila ofrohet në disa universitete, dhe thith një përqindje të madhe të numrit të maturantëve.

Ndërkohë, ky është viti i dytë radhazi që për studentët që kanë zgjedhur degët prioritare të vendosura nga qeveria, do të marrin bursë sa paga minimale 40 mijë lekë. Rreth 120 mijë studentë janë në total këtë vit akademik, përfshirë këtu studimet bachelor dhe ato master. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:19
Viti i ri akademik, Meta: Jeta universitare është goditur nga vendimet e qeverisë shqiptare

1696234912_1695203651ilirmeta.jpg

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u ka uruar suksese studentëve në nisje të vitet të ri akademik. Në një postim në ‘Facebook’, Meta shkruan se jeta universitare është goditur vendim pas vendimi, nga qeveria shqiptare.

"SUKSESE studentëve dhe stafeve pedagogjike në nisjen e këtij viti të ri akademik. Urimet më të mira për arritje të reja e më të mëdha për të gjithë ju, teksa sytë tanë janë të drejtuar tek universitetet e Shqipërisë, të cilat duhet të jenë djepi i mendimit shkencor, i mendimit kritik profesional dhe i zhvillimit të gjithanshëm. Çdo qytetar i jep shoqërisë nga vetja duke e formësuar atë, por askush më tepër se studentët. Studentët janë shpresa dhe vetë e ardhmja e transformimit social, ekonomik e kulturor të Shqipërisë.

Jeta universitare është goditur vit pas viti, vendim pas vendimi, nga qeveria shqiptare. Në një kohë kur vendet Europiane e mbështesin arsimin universitar, kërkimin shkencor, inkurajimin e zgjerimit të profesoratit, qeveria shqiptare ka ndërmarrë hapa destruktivë për të tkurrur auditoret dhe kontrolluar profesorët. Etja për dije e studentëve shqiptar dhe talenti i jashtëzakonshëm i tyre për të kaluar kufijtë na mbush me optimizëm për ndryshimin e Shqipërisë, që pasurohet nga gjenerata të reja të arsimuara, gati për të qenë brezi i ri i ekonomistëve, inxhinierëve, mjekëve dhe drejtuesve të shtetit tonë.

Të gjithë bashkë duhet të bëjmë gjithshka për lirinë akademike, për uljen e kostove të arsimit universitar dhe rritjen e fondeve, që shkojnë nga buxheti i shtetit për formimin profesional e shkencor të brezit të ri. Të jemi një aleancë e fortë dhe pa kompromis përballë arrogancës së pushtetit, që i ka bërë të rinjtë dhe studentët të mendojnë më së shumti për emigrimin, e të ringjallim shpresë për një Shqipëri, që i përgjigjet ritmit të ambicieve legjitime të studentëve të saj. Mbarësi në çdo hap drejt dijes", shkruan Meta. 

Ora 09:58
Veliaj uron studentët dhe pedagogët për vitin e ri akdemik: Suksesi juaj, është krenaria jonë

1696233537_Screenshot7.jpg

Kryetari i Bashkisë së Tiranës  Erion Veliaj ka uruar studentët dhe stafin pedagogjik për fillimin e vitit të ri akademik. “Me fillimin e vitit të ri akademik, dua t'ju uroj të gjithë studentëve dhe pedagogëve tanë, një vit të mbarë dhe të suksesshëm.

Suksesi juaj, është krenaria jonë!”, shkruan Veliaj.

Krahas rikonstruksionit të godinave studentore, me propozim të kryebashkiakut Veliaj, Bashkia e Tiranës ofron dhe abone falas për studentët duke u ardhur në ndihmë gjatë viteve të tyre të studimit në kryeqytet.

Ora 09:50
Nisja e vitit të ri akademik, Begaj mesazh studentëve: Guxoni të ëndërroni, nuk ka rëndësi nga vjen, por ku shkon

1696233157_1695416947bajrambegaj.png

Presidenti Bajram Begaj u ka uruar suksese gjithë studentëve që nisin sot vitin e ri akademik. Begaj u bën thirrje studentëve që t’i dedikohen mësimit dhe të punojnë për të realizuar ëndrrat e tyre.

"Dëshiroj të shpreh urimet e mia më të ngrohta për të gjithë studentët që sot do të fillojnë vitin e ri akademik 2023-2024! Për ju, të dashur studentë që uleni për herë të parë në auditorë, sot është fillimi i një ndryshimi të madh: “Dita e parë e jetës universitare.”

Si student i dikurshëm e kujtoj ende fare mirë ditën e parë të mbushur me emocione, kureshtje dhe pasiguri. Prandaj i kuptoj shumë mirë ndjenjat dhe emocionet tuaja. I kuptoj shumë mirë edhe ata të cilët janë drejt përfundimit të diplomës, kur mendojnë se çfarë duhet të bëjnë pas universitetit. Një gjë është e sigurt, vendimet tuaja profesionale do të jenë e ardhmja jonë e përbashkët. Ndaj uroj e besoj fort se kjo do të jetë e ardhmja që dëshironi.

Ndërkohë, shfrytëzojeni mundësinë e artë për t’u shkolluar dhe dedikojuni arsimimit tuaj akademik. Çdo ditë në auditorë mendoni si të përfitoni sa më shumë dije. Punoni fort, studioni! Formësojeni veten dhe objektivat tuaja nëpërmjet punës për t’i arritur ato!

Guxoni të ëndërroni dhe shfrytëzoni mundësitë e shkollimit që realizimi i këtyre ëndrrave të jenë një realitet më i mirë i shoqërisë shqiptare në të ardhmen. Në demokraci nuk ka rëndësi se nga vjen, por ku shkon. Objektivat tuaj afatgjatë, ndonjëherë mund t’ju duken shumë larg. Por çdo rrugë e gjatë nis me një hap të shkurtër. Hidheni hapin të sigurt.

Ne, si prindër dhe shoqëri, ju jemi borxhlinj sepse mbase nuk kemi bërë dot më të mirën, por kemi bërë më të mundshmen në rrethanat që u gjendëm dhe me aftësitë që kishim. Tani është radha juaj, të nderuar studentë, kudo që ndodheni, ta merrni stafetën dhe të bëni nesër atë cka ne nuk arritëm ta bënim deri më sot. Stafeve akademike i uroj gjithashtu një fillim të mbarë e të suksesshëm! Përkushtojuni profesionit me pasion e mendjehapësi! Nxisni të menduarin kritik dhe përshtatni metodat e mësimdhënies me ato të pedagogjive aktive! Shpresa për një të ardhme më të mirë është në duart tuaja!Suksese të gjithëve", shkruan Begaj. 

Ora 09:42
Studentët e Mjekësisë në protestë, Basha: Ligji anti-kushtetues, ikin nga Shqipëria se nuk kanë kushtet

Në nisje të vitet të ri akademik, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shpreh mbështetjen për studentët e Mjekësisë që kanë bojkotuar mësimin. Basha shkruan se ligji për t’i detyruar që të punojnë 5 vite në Shqipëri është anti-kushtetues. Ndërsa shkruan se studentët larohen se nuk kanë kushte e mundësi.

Sot në nisje të vitit të ri akademik i uroj studentëve dhe pedagogëve një vit të mbarë dhe të suksesshëm. Në takime me studentë e pedagogë  jam njohur me probleme themelore të cilat përballen çdo ditë: mungesa e mbështetjes për mirëkualifikimin e stafit akademik, arsimim jo cilësor e bashkëkohor, mungesë të infrastrukturës fizike e dixhitale, tarifa studimi të larta, politika jo mbështetëse për karrierë e punësim.

Fatkeqësisht, ky vit akademik po nis me bojkot të mësimit nga studentët e Mjekësisë, të cilët me të drejtë kundërshtojnë ligjin anti-kushtetues dhe anti-demokratik të ndalimit të dhënies së diplomës së mjekut me kushtin e punësimit prej disa vitesh brenda vendit.

Studentët largohen nga vendi jo nga dëshira por sepse nuk kanë mundësi, nuk kanë kushte, nuk kanë punë e pagë dinjitoze për të ndërtuar një jetë të mirë në vend, largohen nga shpërfillja e një qeverie që nuk i dëgjon dhe nuk i ofron siguri për të nesërmen.

Shqipëria do të bëhet një vend më i mirë dhe dëshirueshëm për studentët dhe pedagogët jo duke ndëshkuar ata që kërkojnë të largohen për shkak të kushteve ku është katandisur arsimi universitar, por duke investuar në arsim dhe kërkim shkencor, duke rishikuar tarifat studimore, duke ofruar mbështetje konkrete për arsimimin dhe punësimin e studentëve me paga dinjitoze.

Ora 09:41
Viti i ri akademik, ministrja e Arsimit mesazh studentëve: Dija është çelësi që i bën ëndrrat tuaja realitet

Në nisje të vitit të ri akademik, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, u është drejtuar me një mesazh urimi studentëve dhe pedagogëve.

"Sot nis një kapitull i ri në jetën e mbi 121 mijë studentëve në universitetet tona. Për mbi 20 mijë prej studentëve, ky është viti i parë. Kalimi nga gjimnazi në universitet shoqërohet me kaq shumë ndryshime, nis një etapë e re e jetës.

Duhet kujtuar gjithmonë se dija është çelësi që i bën ëndrrat tuaja realitet, ndaj ky vit është fillim i ri. Një rrugëtim me mundësi të pafundme nis sot për ju.

Përkushtojuni me energji, me kuriozitet, për të patur një të nesërme të ndritur, siç ne të gjithë, si prindër, si pedagogë i dëshirojmë për ju! Suksese të gjithëve",- shprehet Ministrja Ogerta Manastirliu në mesazhin e saj.

Ora 09:36
Studentët e mjekësisë protestë: Kjo është vetëm dita e parë e bojkotit, do bëhemi më shumë

1696232252_1696230895protestaestudentevetemjekesise.jpg

Me bluzat e bardha të veshura dhe me pankarta në duar, studentët e mjekësisë kanë protestuar kundër ligjit për punësimin me detyrim. Ata kanë vendosur të bojkotojnë procesin mësimor. Një prej studentëve tha se kjo është vetëm dita e parë e bojkotit dhe se do të vijojnë me protestat.

“Nuk po luftojmë vetëm për një të drejtë tonën. Kemi që nga korriku që protestojmë. Ky popull që meriton kaq shumë të marrë shërbimin e merituar. Jo siç ndodh sot, kjo është vetëm dita e parë e bojkotit. Shpresoj që në ditët në vijim do të jemi më shumë, do vazhdojmë ti përmendim vazhdimisht popullit dhe qeverisë që mjekësia është elita e këtij vendi. Ne nuk jemi tradhtarë siç na kanë përmendur shpesh herë nëpër studio. Nuk jemi ne ata që i shpërdorojmë taksat e këtij populli. Ne jemi ata që sakrifikojmë sa e sa vite të jetës vetëm që të përgatitemi e ti shërbejmë popullit në mënyrën më dinjtoze që të mos vuajnë nëpër spitale, por për t’iu dhënë një jetë me dinjitet.  Shumë e vërtetë që mjekët largohen, por ky është faji individual i atyre që ikin dhe faji i instancave shtetërore, që nuk ua mundësojnë kushtet dhe sigurinë. Për këtë arsye mjekët largohen”- u shpreh një prej tyre.

Ora 09:31
Bojkotuan mësimin, studentët e mjekësisë zhvendosin protestën para rektoratit: Nuk bëjmë kompromise

1696231906_1696230832WhatsAppImage20231002at85003AM.jpeg

Studentët e mjekësisë protestuan para fakultetit kundër punësimit me detyrim, ndërsa kanë bojkotuar edhe procesin mësimor.  Studentët janë nisur drejt godinës së rektoratit.

“Jam student i revoltuar

Ndaj vendimit të miratuar

Refuzoj unë kompromisin

Që të rrimë duhet të na nxisin

Nuk paguaj nuk paguaj

Asnjë lekë për krizën tuaj”, thanë ata.

Ora 09:06
Studentja rrëfen për Report Tv emocionet e ditës së parë të shkollës: Zgjodha degën Kimi Industriale, pasioni im

Këtë të hënë ka nisur viti i ri akademik. Për Report Tv, Gelda një studente që ulet për herë të parë në auditorë tregon se ka zgjedhur degën Kimi Industriale dhe Mjedisore. Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka numrin më të ulët të regjistrimeve, por Gelda ka ndjekur pasionin e saj për kiminë dhe për Report Tv tregon edhe emocionet e ditës së parë. Ajo thotë se kjo degë ka mungesë në treg.

“Gelda. Jam studente e vitet të parë në degën Kimi Industriale dhe Mjedisore. Fazë e parë. Ka qenë ajo çfarë dëshiroja. Jam shumë e emocionuar siç do student i vitet të parë dhe mezi pres të futem në klasë. Unë vi nga Përmeti, qyteti i luleve. Jam plotësisht gati për një vit të fuqishëm akademik dhe pse jo kam zgjedhur shkencat e natyrës se e di që është një universitet që mua më përfaqëson. Kimia ka qenë një ndër lëndët e mia të preferuara. Ka mungesa në këtë fushë. Ka qenë dëshira dhe pasioni im për këtë degë. Jam akomoduar në një shtëpi me qira, çmime jo të lira, por të menaxhueshme”, tha studentja për Report Tv.

SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tefiku: 02/10/2023 18:01

    Nuk doni te punoni atehere paguani studimet.

    Përgjigju
  • Lala: 02/10/2023 17:12

    Ateher edge ne Si popull duhet te protestojme QE taksia tona te perdoren per ata QE duan te na sherbejn neve.skemi PSE paguajm per disa qurravec QE zgjedhin mjekesine per ta ndjekur qyl QE TU sherbejn pastaj gjermaneve.un oaguaj taksia QE te Marr sherbime Sjam donator per te cuar te tjeret jashte.e thjeshte

    Përgjigju
  • Atdheu: 02/10/2023 14:34

    Mjeket e kane gabim , duhet punojne pa para deri 35 vjec per shtetin

    Përgjigju
  • Mjeku: 02/10/2023 13:08

    Po ikni o derra neper Evrope dhe Ameriken studentet e mjeksise punojne vullnetare neper spitale dhe azile pleqsh per te marre eksperience e ju nuk doni pune me rroge ne shtet e me dinjitet. Doni te ikni rruga e mbare por shkollen paguheni vete.

    Përgjigju
  • Emigrante: 02/10/2023 11:53

    Ka bere shume mire qeveria. Ju pergatit me fondet e shtetit pastaj doni te ikin. Jo atehere shkoni ne privat osé jashte. Kur pergatiteni me fondet e shtetit duhet ti pergjigjesh edhe popullit qe paguan taksa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari