Në 4 ditë 12 denoncime të dhunës
në familje, ja rastet në Tiranë

Në 4 ditë 12 denoncime të dhunës<br />në familje, ja rastet në Tiranë
Vetëm ditën e djeshme dy gra humbën jetën si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshortët e tyre. Në Korçë bashkëshorti nën efektin e drogës ka qëlluar për vdekje gruan dhe më pas është vetëvrarë, ndërkohë viktima tjetër është regjistruar në një kamp refugjatësh në Gjermani ku bashkëshorti për një grindje të çastit ka vrarë nënën e dy fëmijëve të tij.
 
Por para se të arrihet në tragjedi të këtij lloji evidencat mund të gjenden edhe në denoncimet apo konfliktet që i paraprijnë momentit fatal. Në qytetin e Tiranës brenda një harku kohor prej vetëm 4 ditësh në polici janë denocnuar 12 raste të dhunës në familje.

Me datë 17 qershor 2016, është arrestuar 47-vjeçari Astrit H. pasi në lokalin e tyre, ka goditur me grusht dhe karrige bashkëshorten e tij 35-vjeçaren Sh. H. Giithashtu u arrestua shtetasi Njazi M., 58 vjeç, i cili në mënyrë të vazhdueshme ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij M. M., 45 vjeçe.
 
Po në këtë datë janë plotësuar 3 kërkesë padi për lëshimin urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes për 23-vjeçaren S. Q. e cila  është dhunuar psikologjikisht në mënyrë sistematike nga ana e bashkëshortit Niko Q., 34 vjeç, për 27 vjeçaren A. B. dhe vajzën e saj të mitur J. Gjezmi B. të dhunuara nga bashkëshorti i gruas dhe babi i vajzës ndërkohë që në mbrojtje janë marrë dhe N. M., 68 vjeç, dhe A. M., 36 vjeç të dhunuar fizikisht e psikologjikisht nga nusja Jonida M., 28 vjeçe.
 
Me datë 18 qershor 2016, u arrestua shtetasi Hazbi K., 32 vjeç, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij Sh. K., 26 vjeçe. Po në këtë datë u plotësua kërkesë padia për lëshimin urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen F. M., 49 vjeçe, e cila është dhunuar nga ana e kushuririt të bashkëshortit, shtetasi D. C., 41 vjeç.
 
Gjithashtu edhe për 39-vjeçaren F. L. të dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht nga ana e bashkëshortit Hajredin L., 39 vjeç dhe 28 vjeçaren R. H. të dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht nga bashkëshorti Bujar M., 47 vjeç është lëshuar urdhër mbrojtjeje me datë 18 qershor 2016.

Me datë 19 qershor 2016, u plotësua kërkesë padia për lëshimin urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin Sh. B., 45vjeç pasi është dhunuar nga bashkëshortja Bukurie B., 45 vjeçe, ndërkohë po në këtë datë u plotësua kërkesë padia për lëshimin urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetaset F. H., 60 vjeçe dhe K. H., 14 vjeçe të dhunuara nga 32-vjeçari Kledis H.përkatësisht djali dhe vëllai i të dhunuarave. 

Me datë 20.06.2016, u arrestua shtetasi Vladimir Gjuta, 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij F. Gjuta, në banesën e këtij të fundit. Vladimir Gjuta ka shkelur vendimin që e mbante në arrest shtëpie dhe ka shkuar drejt banesës së babait për ta dhunuar.
 
Gra, motra, nëna dhe baballarë të dhunuar e në ndonjë rast të rrallë edhe burra të dhunuar. Kjo është Shqipëria e trazuar pas atyre familjeve të lumtura që ne pretendojmë se formojmë në gjirin e shoqërisë. Atmosfera e dhunshme në të cilën rriten shumë fëmijë paralajmëron një shoqëri edhe më të dhunshmë të së nesërmes. Faji është i të gjithëve dhe i askujt, ne shikojmë dhe heshtim të izoluar në pamundësinë për të bërë diçka që minimizon dhe zhduk rrënjën e keqe të dhunës.
Familja është djepi ku ngjizemi, rritemi dhe formohemi e ne pak nga pak po e shkatërrojmë atë.
 
 
Redaksia Online
Alma Nikolli/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës