Në 6 vite Shqipëria ka humbur
2 mijë hektarë sipërfaqe pyjore

Në 6 vite Shqipëria ka humbur<br />2 mijë hektarë sipërfaqe pyjore
Zjarret, prerjet abuzive si dhe erozioni kanë bërë të mundur që në 6 vite Shqipëria të humbasë rreth 2 mijë hektarë sipërfaqe pyjore.
 
Shifrat alarmante të këtyre të dhënave vijnë nga raporti i fundit i hartuar agjencia Kombëtare e Mjedisit e bazuar në të dhënat satelitore. Nga 33% që ishte në vitin 2006 hapësira pyjore është reduktuar në 26%.
 
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka tha se për të evituar zhdukjen e pyjeve do të merren masa duke mbjellë sa më shumë fidanë.
 
Zona më e prekur nga dëmtimet është ajo e Lurës ndërsa Dajti, Valbona e Thethi nuk janë pjesë e kësaj harte.
 
Për sa i përket sipërfaqes urbane në vend ajo është rritur me 1% ndërsa po me të njëjtin ritëm është ulur hapësira rurale.


Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën