Në Airport,OPCW:Armët kimike
mund të shkatërrohen në det

Në Airport,OPCW:Armët kimike<br />mund të shkatërrohen në det
TIRANE - Zëdhënësi i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, Christian Chartier, në një lidhje me Skype për emisionin “Airport” ka konfirmuar se armët kimike të Sirisë mund të shkatërrohen në det mbi një strukturë offshore.

Pas refuzimit të Shqipërisë, Belgjikës dhe Norvegjisë për të ndërmarrë këtë operacion, Chartier deklaroi se plani “B” i asgjesimit të armëve kimike mbi det, është një opsion i mundshëm.

Gjetja e një "planit B" për asgjësimin e armëve kimike siriane pas refuzimit të Shqipërisë u trajtua sot në mbrëmje në emisioni Airport të gazetares Erjona Rusi.

Në studion e gazetares ishin të pranishëm dhe Roland Bimo, diplomat, Endri Xhafo, gazetar, Ervin Qafmolla përfaqësues i AKIP dhe Sevin Serjani nga Aleanca Kundër Lëndëve Helmuese.
 
Por emisioni ka dalë edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, pasi në një komunikim që ka bërë gazetarja Erjona Rusi, nga studio me Christian Chartier, zëdhënësi i ONAK, Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, konfirmon lajmin e dhënë nga agjencia Reuters dy ditë më parë.
 
Sipas Reuters, asgjësimi i këtyre armëve mund të bëhet në një strukturë offshore (në det), por duke shtuar një detaj mjaft të rëndësishëm, se kjo alternative ka qenë në tryeze prej kohësh tashmë dhe mbetet një opsion i mundshëm deri sa të merret një vendim përfundimtar. Chartier ka refuzuar të bëjë komente mbi vendimin e Shqipërisë. “Nuk bëjmë komente për vendimet e shteteve sovrane”-ka thënë ai.
 
DEKLARATA E PLOTË E CHARTIER PËR A1 REPORT
“Asgjësimi i këtyre armëve mund të bëhet në një strukturë offshore (në det), por duke shtuar një detaj mjaft të rëndësishëm, se kjo alternative ka qenë në tryeze prej kohësh tashmë dhe mbetet një opsion i mundshëm deri sa të merret një vendim përfundimtar." Chartier ka refuzuar të bëjë komente mbi vendimin e Shqipërisë. “Nuk bëjmë komente për vendimet e shteteve sovrane”-ka thënë zëdhënësi Christian Chartier.
 
Pas vorbullës së ngjarjeve që shoqëruan protestat kundër armëve kimike sirianë që u mbyllën me refuzimin disi të detyruar të kryeministrit Edi Rama, një tjetër debat ka shpërthyer në media, veçanërisht në rrjetet sociale. Shumëkush flet për një fitore, madje shpesh të cilësuar fitore historike. Për herë të parë pjesëmarrja e rinisë në një protestë kaq masive dhe paqësore, tërësisht jo partiake, konsiderohet një sukses për reagimin qytetar dhe civil të një vendi që aspiron demokracinë e vërtet.
 
Për mjaft analistë, një sukses është edhe raporti i ri i krijuar që pas këtyre protestave mes qytetarëve dhe pushtetit. Por a ishte sukses, anulimi i këtij projekti për asgjësimin e arsenalit kimik sirian në Shqipëri. Për shumë analistë, brenda e jashtë vendit ky ishte një shans i humbur për Shqipërinë, për të treguar jo vetëm me fjalë por edhe me fakte të qenit aleat strategjik i SHBA-ve në rajon dhe në luftën për paqe, por edhe për të forcuar pozitën e saj në të gjithë arenën ndërkombëtarë.
 
Shumë folën për një përgjegjësi dhe detyrim që Shqipëria kishte si anëtare e NATO-s, anëtare e OKB-së, dhe për detyrimet ndaj SHBA-ve si aleati më i madh i këtij vendi të vogël ballkanik që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë shqiptarët, nëse kemi parasysh rolin e tyre në çështjen e Kosovës.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit