Armando Broja është dëshirë e kahershme e West Hamit në Premier League. Sulmuesi i Kombëtares u penalizua nga një dëmtim i gjatë që e mbajti jashtë për më shumë se dhjetë muaj,çka ndikoi në formën e tij dhe në pozitat që 22-vjeçari ka në ekip.
Tanimë "The Sun" bën me dije se West Hami e kërkon djaloshin kuqezi që në janar dhe është gati të paguajë shumën e duhur për të. 30 milionë euro kërkon Chelsea, me palët që mund të futen në negociata.
Broja, i dalë nga moshat e Bluve ka kontratë deri në 2028 me Chelsea dhe këtë sezon nuk ka marrë shumë minuta nga trajneri Pochettino. Kalimin e Brojës te West Ham e ka përmendur edhe gazetari Paul Broun i "GiveMeSport".
Duket se e ardhmja e Brojës është larg Chelseas, teksa Pochettino kërkon që ta provojë edhe në disa takime, duke qenë se sulmuesi tjetër, Nicolas Jackson do jetë në Kupën e Afrikës me Senegalin.
Veç West Ham, edhe Fulham po në Londër shfaqi interes për Brojën. Tanimë edhe vetë sulmuesi nuk do dëshironte një huazim, por një kalim përfundimtar në një ekip, paçka lidhjes së tij me Chelsean. Nëse Broja do lëvizë nga Blutë, kjo pritet të shihet deri në datën 31 janar të këtij viti.
S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
79.5%
-
Pak
15.3%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 215
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Armando Broja dhe 10 të tjerë, Chelsea nxjerr në shitje gjysmën e ekipit
20 Mars, 13:28
-
Cristian Shpendi, tjetër vlerësim në Itali
19 Mars, 15:02
-
Në fund të kontratës, Enea Mihaj monitorohet nga tre klubet e La Ligas spanjolle
18 Mars, 14:10
-
Botërori 2026/ Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë para Anglisë dhe Andorës! 12 lojtarë në fushë, të tjerët të diferencuar, Sylvinho ‘buzëqesh’
17 Mars, 17:09
-
Ylli i ekipit mungon kundër Shqipërisë, në Angli konfirmojnë dëmtimin e Cole Palmer
16 Mars, 19:29
-
GOLAT/ Premier League luhet në Londër, fitojnë Arsenali dhe Fulhami! Spurs 15 humbje sezonale
16 Mars, 18:51
-
VIDEO/ Rey Manaj 'ndez' para grumbullimit në Kombëtare, i shënon Visar Bekajt në Turqi
16 Mars, 17:58
-
VIDEO/ Mund të vendoste ndeshjen, Ernest Muçi humbet rastin me portën bosh
15 Mars, 22:32
-
Premier League/ Armando Broja rikthehet nga dëmtimi dhe luan 11 minuta, Everton merr pikë! Man. City ndalet 2-2 nga Brighton
15 Mars, 18:01
-
Fiorentina kalon me përmbysje, Chelsea s'e diskuton kualifikimin! Katër çiftet çerekfinale në Conference League
14 Mars, 09:21
-
Zyrtare/ Rocco Vata i thotë 'jo' Shqipërisë, pranon ftesën e Irlandës A
13 Mars, 12:58
-
Jasir Asani shkëlqen në Azi, lë pas Cristiano Ronaldon! Sylvinho 'fërkon duart'
13 Mars, 12:32