'Në bashki e bëj vetë rolin e opozitës', Veliaj-Bashës: Nuk dhe një qese ndihmë për pandeminë

Deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha se po të zhvilloheshin zgjedhjet nesër qeveria pësonte katastrofë elektorale, kryebashkiaku Veliaj iu përgjigje me keqardhje se kjo opozitë po shkonte gjithnjë e më poshtë. Sipas Veliajt, për shkak të mungesës së një opozite të fortë i duhet që në bashki ta bëjë vetë atë rol për të korrigjuar sa më mirë punët. Në lidhje me përgjigjen ndaj pandemisë se qeveria dështoi, Veliaj tha se opozita është e vetmja që nuk dha një qese ndihmë në këtë situatë, në një kohë që zotëron prona pafund në Tiranë.

"Kundërshtari po shkon poshtë e më poshtë. Duhet një opozitë e fortë por nuk e kemi në dorë. Dhe këtë rol po e bëj unë aktualisht duke u munduar të shoh punën e drejtorive apo vartësve me skepticizëm apo kur një projekt nuk mbaron në kohë, gjë që duhet ta bënte opozita. Opozita jonë ka zgjedhur të ikë nga loja. Qeveria arriti në një kohë rekord të gjejë fondet dhe të rikuperojë dëmet nga tërmeti dhe pandemia. Kështu tha se Basha vjet se do na mundi lehtësisht, por nuk erdhi fare në zgjedhje. Ai i heq frikën vetës duke bërtitur nga kodrat e oligarkëve ku jeton, por edhe pse zotëron një pjesë të mirë të pasurive në kryeqytet dhe nuk ka dhënë ende një qese për ndihmë më vjen keq për ta por mua më duhet të kujdesem për qytetin", tha Veliaj.


Lajmi kryesor:

Veliaj në Repolitix: Pas pandemisë vendosim fundjavën pa makina! Ç'ka donim të bënim në 5 vite, ndodhi 5 javë karantinë


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së