Në BE, më shumë domate shqiptare se Greqia, Serbia, Rumania e Kroacia marrë bashkë

Në BE, më shumë domate shqiptare se Greqia, Serbia, Rumania e Kroacia marrë bashkë

Për herë të parë në vitin 2018, eksportet bujqësore shqiptare kapën vlerën e 300 milionë dollarëve, një dyfishim në harkun kohor të pesë viteve.

Një prej produkteve që ka njohur rritjen më të madhe të eksporteve është pikërisht domatja, e vendosur rishtaz në qendër të vëmendjes për cilësinë e saj.

Pavarësisht disa rasteve të izoluara të keqpërdorimit me hormonet në tregun vendas, në vitin 2018 Shqipëria arriti të eksportonte plot 30 milionë dollarë domate, pothuajse eksluzivisht në vende të Bashkimit Europian.

Kjo e vendos vendin tonë në vendin e 20 në botë, sa i përket eksportit të domateve dhe të parën me diferencë në rajon.

E gjatë vitit të lënë pas, mosregjistrimi i rasteve të kthimit të domates nga vendet e BE për shkak të keqpërdorimit të pesticideve flet qartë për një cilësi të shkëlqyer të këtij produkti shqiptar.

Konkretisht, pas Shqipërisë, e dyta në rajon përsa i përket eksportit të domates është Maqedonia e Veriut. Të dhënat zyrtare tregojnë se në vitin 2017, eksportet e këtij produkti në këtë vend arritën shifrën e 17,1 milionë dollarëve.

Më pas, vjen Greqia, me 14,2 milionë dollarë eksport domatesh, Bullgaria, me 8,2 milionë dollarë dhe Kroacia me 7,9 milionë dollarë.

Serbia, e cila pjesërisht plotëson nevojën e saj për domate me produkt shqiptar, ka eksportuar 5,3 milionë dollarë të këtij produkti, ndërsa Rumania dhe Bosnja, të dyja eksportojnë më pak se një milionë dollarë secila.

Përballë debatit të krijuar rishtaz në vendin tonë, natyrshëm shtrohet pyetja. Nëse domatet tona kanë probleme, përse ato janë më të preferuarat në të gjithë rajonin dhe pranohen kaq lirisht në vendet e BE-së, ku pa dyshim, kontrollet janë shumë herë më strikte se në Shqipëri?

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trimi: 24/04/2019 19:39

    Ok me kastravecin si e kemi gjendjen?

    Përgjigju
    • Mollatarja: 25/04/2019 06:40

      Edhe trangulli ka rritje te mire

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës