Bëhet fjalë për 48 fuçi metalike me mbishkrimin “E/828 Potassium Isobutyl Xathate net 120 kg kos/102 batohno 98-06=01” dhe “Motssumethyl xanate”, të prodhura në Kinë, dhe që janë gjetur në nëntorin e vitit të kaluar, nga banorë të zonës në shtratin e lumit Mat. Gazeta “Shqiptarja.com” ka zbuluar dokumentat që tregojnë ngjarjen e 21 nëntorit, personat përgjegjës dhe pasojat që do sillte helmi i klasit të parë i hedhur në shtratin e lumit Mat. Në aktin e ekspertimit toksikologjik të hartuar nga ekspertia toksikologligjore Zana Bruci është qartësuar se mostra pluhur që është marrë nga njërën prej 48 fuçitë e sekuestruara si provë materiale tregon se ka në përbërje të saj lëndë helmuese fosfororganike, dhe se konsiderohet si helm i klasit të parë. Nëse ky helm, mbie në kontakt me ujin apo me ambjentin për rreth, atëherë sjell problem serioze në hundë, fyt dhe mushkëri, duke sjellë dhe vdekjen e gjësë së gjallë.
Pyetja e oficerit
Pas zbulimit të 48 fuçive të hedhura në lumin Mat, rasti është hetuar nga prokuroria e Kurbinit, e cila në fazën e hetimit ka kërkuar dhe kryerjen e një prove kimike për të mësuar se çfarë efekti shkakton në jetën e gjallë dhe në mjedis, helmi i ngjetur në buzë të lumit. Pyetja e Oficerit të Policisë Gjyqësore Gjok Kolaj që ishte ngarkuar për hetimin e kësaj dosje është kjo: Nëse lënda e sjellë me ngjyrë të verdhë e sekuestruar çfarë lloji është dhe a ka qënë e rrezikshme për jetën?.
Prova kimike
Në aktin e eksprtimit toksikologjik thuhet se:”Materiali i dërguar u soll me zarf letre të bardhë një qese me një sasi pluhuri ngjyrë të verdhë me errë të rëndë. Prova u morr nga Roland Gjini në datën 18 dhjetor 2012. Një pjesë e pluhurit të sjellë u analizua si më poshtë: Mostra e plohurit u ekstratuan. Ekstraktet e mbledhura pasi u ndanë në dy pjesë. Pasi ju nënshtrua turbullirës dhe dhënies së reaksioneve dhe marrjes së ngjyruesve, u konkludua se mostra pluhur është lëndë kimike fosfororganike, bën pjesë në grupin e pesticideve që nuk mund të përdoren.
Dy personat që helmuan ujin u vunë në Shërbim Prove
Për ngjarjen e 21 nëntorit 2012, prokuroria e Kurbinit ka arritur të zbulojë dy persona si autorë të krimit, të cilat kanë hedhur fuçitë me lëndë toksike dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur. Mirëpo gjatë hetimit janë arritur të sigurohen të dhënë të vleshme që shërbyen për zbardhjen e identitetit të autorëve të këtij krimi, të cilët janë shtetasit Gentjan Zenuni dhe Dritan Lami. Edhe pse tashmë dy autorët e hedhjes së helmeve në bregun e lumit Mat, janë dënuar nga gjykata e Kurbinit me 1.6 vite burg asnjëri prej tyre nuk ndodhet në qeli. Kjo për shkak se në vendimin e gjykatës, është hequr masa e qëndrimit në burg, dhe kalimit të dy të dënuarve në Shërbim Prove për një peridhe 1 vit e gjysëm. Mirëpo kjo vlen vetëm për të dënuarin Dritan Lami, pasi bashkëpuntori tjetër nuk është kapur nga forcat e policisë dhe se ishte bërë shpallja në kërkim e tij.
Për Gentjan Zenunin dhe Dritan Lamin, është ngritur akuza e “Ndotjes së Ujrave” në bashkëpunim të parashikuar nga neni 203 dhe 25 i Kodit Penal. Gjatë procesit të gjykimit, çështja në fjalë është ndarë në dy procedime pasi njëri nga të pandehurit Gentjan Zenuni ndodhej në kërkim. Në këto kushte procesi i gjykimit ka vijuar fillimisht ndaj Dritan Lamit, i cili si në fazën e hetimit ashtu dhe në atë të gjykimit ka mbajtur qëndrim pendues duke kërkuar gjykim të shkurtuar. Ndërkohë që pas kësaj proçesi ka vijuar në mungesë për të pandehurin tjetër shtetasin Gentjan Zenuni, ku për të avokati i tij mbrojtës ka kërkuar gjykim të shkurtuar duke u dënuar përfundimisht me 1.6 vite burg, masë kjo që tashmë atij i është kthyer në shërbim prove.
Shkrimi u publikua sot (17.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)