Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli këtë të mërkurë nga Brukseli, ku ka shkuar në kuadër të mbledhjes së Partive Popullore, duke thënë se integrimi është bllokuar nga kryeministri Edi Rama.
Më tej ai thekson se raporti i PD-së me partinë popullore europiane është një raport i shkëlqyer.
“Raporti i PD me Partinë Popullore është i shkëlqyer. Janë disa rezoluta që kanë shprehur mbështetjen e plotë për PD dhe dënimin e hapur të farsës elektorale dhe të regjimit të Edi Ramës. PPE mbështet plotësisht procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, por një proces të bazuar në meritë, siç është edhe kërkesa jona. : Paralajmërime shumë serioze dhe faktikisht, në qoftë se dje u votua me unanimitet Mali i Zi, Shqipëria mbeti në klasë dhe është në labirintet në të cilat e futi Edi Rama për shkak të dosjeve të tij të tmerrshme me korrupsionin. Pra, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës. Mendoj se Edi Rama nuk dëgjon më thirrje nga Brukseli, por nga disa prej vendeve më të prapambetura të Afrikës”, tha Berisha.
Komente













Nuk mund ta kuptoj dot kulturen e drejtesis shqiptare qe nje person qe e ka nen hetim me detyrim paraqitjeje ta lejoj te dali jasht kufijve te Shqiperis personi ne hetim quhet Sali Ram Berisha!Koka e korrupsionit shqiptar dhe nderkombetar eshte familja " non grada" Berisha!
Përgjigju