Edison Ypi: Ne budallejt

Edison Ypi: Ne budallejt

Edison Ypi

Ne budallejt e duam pushtetin ta bëjmë më të mirë. Ju t'squtët pushtetin nuk e doni për asgjë tjetër veçse ta vidhni.

Ne budallejt e besojmë qytetarinë, artin, kulturën, meritokracinë transparencën. Ju skilet besoni nepotizmin, klientelizmin, regjionalizmin, mercenarizmin, sidomos rrenën.

Ne budallejt themi atë që mendojmë dhe e besojmë atë që ju të squtët thoni. Ju të shkathtit nuk thoni atë që mendoni dhe nuk e besoni atë që ne budallejt j’u themi.

Ne budallejt besojmë se Dielli lind nga Perëndimi. Ju iteligjentët thoni se dielli lind nga Lindja.

Për ne budallejt ekonominë e mbajnë në këmbë biznesmenët. Ju pehlivanat thoni se këtë shërbim të çmuar e bëjnë proletarët. Thoni si të doni, veç mos u habisni kur kallaballëku të zbresi në shesh të rrafshojë gjithçka.

Ne budallejt e kemi të qartë se banakierët televizivë të së enjtes mbrëma janë pararoja e dallavereve dhe hajdutllëkut. Ju kopilat këtë bëni sikur nuk e kuptoni. Sytë j’u dalçin. Juve dhe atyre.

Ne budallejt përdorim nja një mijë fjalë kur flasim dhe nja pesë mijë kur shkruajmë. Ju eruditët as flisni as shkruani. Derisa të mësoni ca fjalë ju kokpalarët, do vazhdojmë të dërdëllisim dhe shkarravisim ne budallejt.

Ne budallejt që nuk kemi kushedi se çë dhe nuk fitojmë asgjë, e marrim faturën tatimore për çikërrimat që blejmë. Ju banditët e pangopur që keni gjithçka, faturë tatimore as merrni as e jepni edhe kur blini e shisni grataçiela.

Ne budallejt nuk vjedhim. Ju gjenialët vidhni. Po të vidhnim ne, budallej do ishit ju.

Ne budallejt lexojmë poezi. Madje ka ndër ne budallejtë ca idiota që poezitë i mësojnë përmendësh.

Poezitë më të bukura për ne budallejt janë ato që dridhin zemrën dhe zbutin shpirtin. Për ju gjenialët janë ato që tregojnë si piqen mëlçitë në prush dhe si bëhet pilafi me lëng mishi.

Ne trashanikët femrave u bëjmë komplimenta. Ju elegantët femrave u mbani leksione. Prandaj ne budallejve femrat na falin atë pyllin e fundbarkut, ndërsa juve j'u dhurojnë noc rrokun.

Ne budallejt nuk ikim nga Shqipëria. Ju fenomenalët ikni. Aman mos ikni. Po ikët ju, të squtë bëhemi ne.

Ne budallejt e dimë që era, shiu, breshëri, toka, deti, malet, kodrat, lumenjtë, përrenjtë, u përkasin të squtëve. Por Bota është e budallejve.

Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pena: 28/04/2024 12:22

    Autori Ka te drejte, une them qe ata te squtet Mo's I gezofshin vjedhjen dhe bastisjet we bejne!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja