Kamera e Report Tv është futur në sallën e GJKKO-së ku po zhvillohet seanca e parë e gjyqit në themel për ish-presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi e të tjerë. Në videot që sjell Report Tv, Meta dëgjihet teksa thotë në kafaz se procesi ndaj tij është "i montuar me shpifje dhe kallëzues të rremë kundër shtetit".
"Mbas 20 muajsh keni mundësinë të më shikoni. Jam ai që kam qenë. jam ai Ilir Meta i 2 marsit. I ka përzgjedhur Charls Mc Gonigal që është në burg dhe nuk do mbetet i vetëm atje. Montime me shpifje gënjeshtra, me kallëzues të rremë një proces të dhunshëm kundër shtetit shqiptar, jo kundër metës, presidentit, kryetari të kuvendit dhe kryeministrit. Nga sot deri në sekondën e fundit të ndiqni dhe të transmetoni live këtë proces. Ju garantoj mbaj përgjegjësi për çdo veprim timin për çdo sjellje time, për cdo akt timin.", thotë Meta.
Ilir Meta mbahet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024 dhe përballet me akuza për korrupsion në lidhje me aferën CEZ-DIA, kontratën lobuese të LSI-së në Shtetet e Bashkuara, si dhe për pastrim parash e fshehje pasurie.
Lajmi kryesor:
Nis gjyqi në themel për dosjen 'Meta', GJKKO nuk lejon transmetimin e seancës live! Ish-presidenti në kafaz: Procesi i montuar! Mungon nëna e Kryemadhit, shtyhet seanca (VIDEO)











