Në burg të varfrit, jo oligarkët! Ndiqet penalisht 74-vjeçarja e sëmurë për një gardh

Në burg të varfrit, jo oligarkët! Ndiqet penalisht 74-vjeçarja e sëmurë për një gardh

Bihane Shaba

Pallate dhe kate pa leje u sekuestruan me një vendim të nxjerrë me urgjencë nga qeveria. Por asnjë nga ndërtuesit e tyre nuk përfundoi në burg. Ligji është treguar më i ashpër me më të varfrit që janë arrestuar dhe vënë në ndjekje penale edhe për një gardh. Kjo është Bihane Shaba 74 vjeç e cila jeton e vetme në një banesë 24 metra katror në Shkozë.

Shtëpinë e ndërtuar me shumë mundim pas vdekjes së bashkëshortit më shumë se 20 vite më parë një shkarje dheu rrezikon t’ia shembe.

Në pamundësi fizike dhe ekonomike ajo kërkoi ndihmën e të afërmve për të vënë disa hekura që të parandalojë shkarjen e mëtejshme të dheut. Por kjo ndërhyrje u cilësua shkelje ligji e ndërtim pa leje.

Për shkak të moshës policia e Tiranës e procedoi penalisht në gjendje të lirë të moshuarën.

“I vura këto hekura vetëm për të më mbajtur shtëpinë mos më shembet. Erdhi policia tha është ndërtim pa leje. E lashë të bëhet sit ë bëhet vetëm qeveria dhe policia të jenë të kënaqura. E kam bërë me shumë mundim këtë shtëpi se ka 26 vite që më ka vdekur burri.”- tha Bihane Shaba.

Para se të bënte këtë ndërhyrje mirëmbajtje Bihane Shaba vuri në dijeni autoritetet por ato e orientuan drejt aplikimit online të cilën e moshuara nuk e kryente dot.

Ligji për ndërtimet pa leje godet shumë rëndë qytetarë të thjeshtë që ndërtojnë një mur oborri, hapin një dritare apo riparojnë banesat e dëmtuara. Ne vitet e fundit kërrbaci i ligjit ka futur në burg, gjobitur me mijëra shqiptarë. Por ligji i Maliqit nuk i prek të paprekshmit që kanë miq e shokë e kliente në qeveri siç është edhe ndërtuesi i këtij pallati mister me 9 kate pa leje. Në Shqipëri jo të gjithë janë të barabartë para ligjit, ata që shkojnë në burg janë njerëzit e thjeshtë ndërsa oligarkët me kate e pallate pa leje nuk preken./TCH

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liku: 27/10/2022 11:59

    Nga ndertimet pa leje jane bllokuar dhe trotuaret me baraket e kafeneve neper qytete mbasi pengojne dhe levizjen e qytetareve dhe korsive te bicikletave qe jane ne trotuar

    Përgjigju
  • Shkodra: 27/10/2022 08:03

    Denojeni me varje ket kriminele

    Përgjigju
    • Populli: 27/10/2022 12:31

      E ka me ironi Shkodra o shoku nga Vlora. Ndiqe nje cike muhabetin.

    • Populli: 27/10/2022 09:48

      Litarin pak e ka. Te denohet qe te nxjerrin mesim peshqit e medhenj dhe ata qe nxjerrin VKM ne kundershtim me Kodin Penal. Ka Cecua bicak tani - ose te pakten keshtu thone ca teveqela.

    • Vlora: 27/10/2022 09:42

      Me varje duhesh denuar ti o t q**** r*** q flet ashtu pr nj nene te gjote

  • Agimi: 26/10/2022 23:34

    Kjo nuk duhej te futej ne burg, por ne nje banese sociale nga bashkia. Policia para se ta merrte duhet te bente nje bisede te shkurter me të. Ne varesi te personit edhe veprinet e policise duhet te jene te ndryshme dhe jo standarte.

    Përgjigju
    • Polic kasemi: 27/10/2022 07:42

      Ah more Shoku ke te drejte por te vjen nje shef e te heq nga puna per nje gardh. Ska foj nena shkret po kalamojt e mi kush tmi ushqej??? Jemi skllever tfukarallikut…

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?

Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?