Në cilat vende është e vlefshme pasaporta shqiptare e vaksinimit

Në cilat vende është e vlefshme pasaporta shqiptare e vaksinimit

Pas vaksinimit qytetarët shqiptarë kanë mundur të pajisen me një pasaportë vaksinimi, e cila vërteton se personi i ka kryer dy dozat e një vaksine.

Pasaporta e vaksinimit përmban të dhënat e përdoruesit si emër, mbiemër, një bar kod të veçantë që nuk mund të ngatërrohet me të tjerët, numrin personal të identifikimit, ditëlindjen, vendlindjen, dhe datat përkatëse kur qytetari ka bërë dozën e parë dhe dozën e dytë. Por portali në e-Albania të tregon vetëm mënyrat se si mund të merret pasaporta, por jo vendet se cilat mund të përdoret dhe ku.

Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë një deklaratë të saktë për sa i përket pasaportës së vaksinimit se në cilat vende do të përdoret, duke qenë se vaksina kineze dhe ruse, ato që po përdoren më së shumti në vendin tonë, nuk janë të miratuara nga Agjencia Europiane e Medikamenteve(EMA) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë(OBSH).

Gazeta është interesuar disa herë pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe institucioneve të tjera përkatëse për të mësuar se si do të procedojnë qytetarët me pasaportës së vaksinimit, por nuk ka marrë një përgjigje shteruese dhe ende nuk ka një listë të saktë për vendet se ku do të udhëtojnë shqiptarët.

Ndërkaq nga ana tjetër lëvizja e qytetarëve jashtë dhe brenda vendit ka filluar për shkak të sezonit turistik. Sipas informacioneve nga deklaratat e shteteve të ndryshme aktualisht qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë në vendet e BE duke përdorur një test PCR në vendet si Itali, Gjermani, Francë (të pavaksinuarit me vaksinën Pfiizer dhe AstraZeneca), Austri, Suedi, Greqi, Arabia Saudite etj.

Qytetarët shqiptarë që kanë marrë vaksinën ruse dhe kineze mund të udhëtojnë në vendet si, Spanjë, Turqi, Hungari.

Komisioni Europian më herët ka përcaktuar se vendet do të mund të vendosin vetë se si do t’i përcaktojnë rregullat e turizmit. Dhe më 18 qershor Këshilli i BE rekomandoi Shqipërinë si pjesë e vendeve që mund të rifillojë lëvizjen e lirë në vendet e BE duke u nisur nga situata e qetë epidemiologjike.

Por ashtu si shumë shtete në botë edhe qytetarët shqiptarë do të duhet të shikojnë rregullat e turizmit për vendet ku shkojnë.

Qytetarët shqiptarë të cilët kanë marrë vaksinën Pfizer dhe Astra Zeneca mund të lëvizin në shtetet europiane, pasi këto dy vaksina të përdorura janë të miratuara nga agjencitë rregullatore të barnave(por pavarësisht kësaj duhet të shikojnë vendet që udhëtojnë).

Ndërkaq personat që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kineze dhe ruse, për të udhëtuar në vendet e tjera do të duhet të bëjnë përsëri një tampon PCR.

Kjo ka qenë deklarata e fundit nga Ministria e Shëndetësisë për sa i përket pjesës së qytetarëve që do to të udhëtojnë jashtë.

Janë ende shumë vende që kërkojnë edhe testin Covid për të udhëtuar dhe parashikojnë edhe karantinim por së shpejti pritet të ketë një ndryshim rrënjësor në këtë drejtim. Disa vende për shkak se ekonominë e kanë të bazuar te turizmi, do të njohin në mënyrë të njëanshme pasaportën e gjelbër.

Përshembull, vendet si Italia dhe Greqia prej kohësh kishin nisur bisedimet dy palëshë mes vendeve për të lejuar udhëtimet me pasaportën Covid.

Disa nga vende evropiane njohin dokumentin në rastet kur janë përdorur vaksina të certifikuara prej tyre por vende por Greqia ka vendosur të njohë edhe vaksinat e tjera, si Sinovac kineze, që prej dy muajsh e kanë ndërrmarë për shqyrtim edhe agjencia rregullatore europiane e barnave EMA. Ndërkaq në vendin tonë qytetarët e huaj mund të vijnë pa asnjë llojj kufizimi.(SI)

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja