‘Një copë atdheu në film’, Fejzaj-Pecani rrëmbejnë 6 çmime ndërkombëtare me skenarin ‘Lëkura e qenit’, të frymëzuar nga vepra e Kongolit

‘Një copë atdheu në film’, Fejzaj-Pecani rrëmbejnë 6 çmime ndërkombëtare me skenarin ‘Lëkura e qenit’, të frymëzuar nga vepra e Kongolit

Foto nga skenari “Lëkura e qenit”

“Lëkura e qenit” është përzgjedhur si skenari më i mirë i paprodhuar në Cannes Indie Cinema Festival këtë edicion të 10-të . I përshtatur nga romani i Fatos Kongolit me të njëjtin titull (2010) skenari mban autorësinë e Linda Fejzajt në bashkëpunim me Spartak Pecanin. Ndonëse ende në zhvillim, skenari ka arritur të marrë edhe një sërë vlerësimesh të tjera në rang ndërkombëtar, mes së cilave 6 çmime të para. Kështu, është përzgjedhur si skenari më i mirë i paprodhuar në Hollywood International Golden Film Festival, skenari më i mirë në  Swedish International Film Festival, Onykyo International Film Festival dhe Royal International Film Festival, skenari më i mirë i huaj në Chicago International Awards etj.

Ky bashkëpunim i skenaristes me regjisorin Spartak Pecani, vjen pas suksesit me filmin “Bolero në vilën e pleqve”  të frymëzuar nga romani me të njëjtin titull i Kongolit e që erdhi me interpretimin e artistëve të përzgjedhur Margarita Xhepa, Robert Ndrenika, aktores së talentuar Gentiana Ramadani etj.  Por si ka qenë puna me regjisorin Pecani dhe cilat janë vështirësitë e përshtatjes së skenarit, veçmas kur flitet për një nga shkrimtarët më të mirë vendas?

“Skenari " Lëkura e Qenit " është i inspiruar nga vepra e Fatos Kongolit me të njëjtin titull. Ashtu sikurse edhe me "Bolero në Vilën e Pleqve", merita e përzgjedhjes është e profesorit  z.Pecani, i cili më propozoi që të punonim me këtë vepër . Të dy ishim me bindjen se ky do të ishte subjekti që i duhet vendit, sepse është një subjekt që i përket dy sistemeve , diktaturës më të egër  në Evropën Lindore dhe demokracisë më të brishtë. Nëse duhet që e shkuara mos të kthehet ,duhet ta memorizosh atë, por ndërkohë duhet treguar brezave  etapat (sado të frikshme ) në të cilat ky vend ka kaluar.

Që të arrish të shkruash një skenar të mirë,  duhet ta rishkruash atë në kohë të ndryshme, me kohë dhe pa kohë për të bërë më të mirën . Me këtë moto vazhdojmë edhe sot me profesorin, pasi skenari është një bashkautorësi Fejzaj-Pecani.  Projekti  ka fituar për zhvillim skenari  nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Prezantimi në festivale të ndryshme botërore është pjesë e rritjes dhe zhvillimit të këtij projekti,  i cili ka fituar jo pak por gjashtë çmime si skenari më i mirë i pa prodhuar “ rrëfen Fejzaj.

Në një kohë që atmosfera e krijimtarisë filmike në vend, has një sërë disfavoresh (kryesisht sa i përket përkrahjes financiare) krahasuar me shtetet evropiane ‘Lëkura e qenit’, falë përshtatjes së bashkë skenaristëve arrihet të kuptohet dhe të çmohet tej Shqipërisë, duke kthyer vëmendjen e producentëve tek skenari ‘Lëkura e qenit’ nga Shqipëria...

“Mendoj se në disa raste duhet lënë mënjanë modestia dhe duhet pranuar me krenari se skenari " Lëkura e Qenit " ‘from ALBANIA’ ka qenë një konkurrent më shumë se i fortë, që ka lënë pas shumë shtete, duke rrëmbyer çmimin e skenarit më të mirë edhe pa u prodhuar. Në një mënyrë apo tjetrën duhet të pranojmë se ky skenar i parë nga disa juri festivalesh ka marr një  vlerësim për atë çka është realisht, një skenar i kompletuar në gjithë komponentët e tij. Ne (me skenarin) jemi një copë atdhe, kudo që shkojmë... dhe me krenari dhe dinjitet prezantojmë atë çka mendojmë se vlen së tepërmi ndaj dhe i gëzohemi çdo arritjeje të deritanishme duke pritur  për vazhdimësinë. Mund të them (kemi bërë të gjitha detyrat ) dhe jemi në pritje të thirrjes për projekte, me besimin e plotë se atë çka bota vlerësoi (Lëkura e qenit ) do të marrë dhe mbështetjen e plotë nga QKK “, shprehet më tej bashkëskenaristja.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë