Francezja Ernaux, fiton Nobelin në Letërsi! Studiuesi rrëfen shanset e Kadaresë! 3 kandidatët e tjerë shqiptarë që propozoi Akademia

Numërimit mbrapsht, i nisur prej mbrëmjes së djeshme i erdhi fundi… çmimi Nobel në Letërsi, më i lakmuari prej shkrimtarëve nga e gjithë bota, iu dha sot shkrimtares franceze Annie Ernaux . 

E përzgjedhur nga Akademia Suedeze, e një grup prej 18 anëtarësh, mes të cilëve, shkrimtarë, gjuhëtarë, studiues të letërsisë historianë e juristë të shquar, shkrimtares iu dha ky vlerësim në moshën 82-vjeçare "për kurajën e veçantë me të cilën trajtoi rrënjët e kufizimet kolektive në kujtesën personale". 

Autore e disa veprave nga "Sirtare të zbrazura" me të cilën debutoi në vitin 1974", "Ngjarja", "Vajza tjetër". Në shqip janë dhe veprat e saj "Pasion i thjeshtë", "Kujtimet e një vajze". Ernoux njihet edhe si aktiviste e mësuese.  Po në vitet '70 ajo vizitoi edhe Shqipërinë.

Prej vitesh Nobeli i Letërsisë, mban në ankth edhe shqiptarët. Vendin tonë me këtë çmim për afro tri dekada e ka lidhur emri i Ismail Kadaresë. I propozuar si kandidat prej 25 vitesh nga Akademia Shqiptare e Shkencave, Kadare ka qenë edhe propozim i Akademia e Shkencave Moralo-Politike Franceze e në disa vite edhe propozim Akademisë së Kosovës.

“Kadare është propozuar fillimisht prej institucioneve franceze, kur ai u bë edhe antëar i Akademisë së Shkencave Moralo-Politike Franceze, ishte i propozuar edhe në rrugë akademike që në fundvitet '80.  Ne kemi vazhduar me këmbëngulje që ta propozojmë duke iu referuar çfarë ai përfaqëson. Jo vetëm për letërsinë, gjuhën dhe qytetërimin shqiptar por edhe si një fenomen evropian i zhvillimit të letërsisë dhe kulturës”, thotë akademiku Shaban Sinani.

Thuajse çdo vit, mediat ndërkombëtare e kanë lakuar ndër fituesit. Njëra prej tyre kësaj here India.com e renditi të katërtin në listë duke shkruar ndër të tjera se “Veprat e tij, përzjerje mjeshtërore e mitit e folklorit, portrete të mendjeve moderne e realiteteve lokale, përpos humorit pikant do të pushtojnë botën”.

“Shanset vit pas viti kanë qenë gjithnjë e më të mëdha, për faktin e thjeshtë  se pothuajse nuk ka pasur asnjë vit që të mos ketë pasur diçka të re në krijimtarinë e tij. Vitet e fundit ka shtrirje në shumë kontinente. Në vende dhe gjuhë që nuk kanë qenë pritëse të Ismail Kadaresë. Pra është një fenomen në zgjerim. është një fenomen që vazhdimisht përtërihet”, shprehet më tej akademiku. 

Sa i përket nominimeve, Akademia Suedeze këtë vit vendosi si kusht për çdo vend propozimin e katër kandidaturave, ndryshe propozimi zhvlerësohej. 

Të kujdesshëm për të mos shkelur kodin e komunikimit, Report tv, mësoi nga Akademia e Shkencave,  pas shpalljes së Nobelit, se tri kandidaturat e tjera të propozuara në janar, janë: shkrimtari Fatos Kongoli, Luan Starova nga Maqedonia e Veriut, i ndarë nga jeta në 24 shkurt të këtij viti (ndaj kandidatura post mortum nuk është e vlefshme për çmimin “Nobel”), dhe arbëreshi Carmen Abate. 

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë