Në Dajç të Lezhës ruhet tradita e prodhimit të mëndafshit! Lejla Bejleri prej 50 vitesh ushtron këtë profesion: Detyrim moral t'ua përcjellim brezave

Shumë pak dihet mbi prodhimin e mëndafshit në mënyrë tradicionale, proces i cili me vështirësi ka arritur t’i mbijetojë kohës dhe zhvillimit të teknologjisë.

Lejla Shehu Bejleri nga Dajçi i Lezhës, është e vetmja që e ka zotëruar dhe mbajtur gjallë këtë traditë prej 50 vitesh përmes rritjes në kushte shtëpie të krimbit të mëndafshit.

Dijen dhe aftësitë për përpunimin e mëndafshit ka arritur t’ia trashëgojë Franceska Pjetrajt, një artizante e re nga Dajci, përmes një ceremonie të veçante të mbajtur në Lezhë, ku prezantuan vlerat e kësaj fijeje të rëndësishme për prodhimet e veshjeve kryesisht në Zadrimë.

‘Ky ishte një detyrim në fakt që duhej të bëhej në mënyrë instiruciinale shumë kohë më para. Ishte shumë e vështirë që unë ta mbyllja farë dhe mos të ekzistonte. Një keqardhje të madhe për këtë traditë që kishte populli jonë dhe të mos vazhdonte ta kishte. Nuk e mendja që do arrija kaq shumë vite. Gjithnjë kisha shprese. Është një detyrim moral dhe unë kështu e gjykova. Arrita të gjej një person që unë u binda dhe ishalla vazhdon. Kjo mund ti ndihmojë jo pak po shumë. Mëndafshi është cilësia më e mirë nga  të gjitha fijet që janë.’- tha Lejla Shehi Bejleri, rritëse e krimbit të mëndafshit.

Rritja e krimbit të mendafshit do të jetë një sfidë për vazhdimësinë, por Françeska Pjetraj, artizania që tashmë e trashëgoi këtë teknike, thotë se mbetet e rëndësishme mbarështimi i tij në vitet në vijim por që do të kenë nevojë për mbështetje.

‘Është një punë që kërkon shumë përkushtim për ne është një sfidë dhe gjatë rrugës t’na ofrohet mbështetje. Është një traditë shumë e rëndësishme e zonës së Zadrimës. Shpresoj shumë që në të ardhmen mos të jem vetëm unë por të trashëgohet edhe në brezat e rinj.’- tha Françeska Pjetraj artizane.

Për këtë kontribut të dhënë nga Lejla Shehu Bejleri, në ruajtjen e vlerave të trashëguara dhe kontributin për të çuar më tej prodhimin e mëndafshit përmes një tradite e vjetër e zonës së Zadrimës, certifikatën e mirënjohjes që e cila ju dorëzua nga nënkryetarja e bashkisë Eueda Molla.

M.Q./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt