TIRANE - Alarmante dhe turpëruese për sistemin arsimor në vend, i ka cilësuar kryeministri Rama shifrat e dala nga raporti për burimet njerëzorë në arsimin parauniversitar në vendin tonë. Duke iu referuar rezultateve të dala nga inspektimi, kreu i qeverisë tha se duhet ndërhyrje urgjente për të mos lejuar më mësues jashtë profilit dhe të garantohet cilësi në mësimdhënie. Janë plot 2065 mësues jashtë profilit të tyre dhe 1984 mësues pa arsimin përkatës, të cilët nga dhjetori 2014 nuk do të japin mësim në shkolla. Ndërsa nga janari deri në maj 2015, mësuesit do t'i nështrohen provimit për të marrë licencën për ushtrimin e profesionit.
“Rezultatet e raportit për burimet njerëzore në arsimin parauniversitar në vend janë alarmante dhe turpëruese. Gjetëm mësues ma arsim e jashtë profilit. Do bëjmë transformim rrënjësor për vendin. Nuk mund të ecim përpara me të shkuarën. Reforma në arsim është një proces që duhet të vijojë pa limit. Në arsimin parauniversitar ne do të bëjmë revolucion. Në këtë sistem duhet të vrapojmë, dhe operacioni duhet radikal dhe pa mëshirë, se këtu nuk luhet fati i një qeverie, por i një gjenerate të tërë, i të ardhmes së vendit”, tha Rama.
Duke u ndalur tek situata e rënduar në të cilën ndodhen sektori energjetik, shëndetësor e ai arsimor në vend, kryeministri Rama tha se kjo është rrjedhojë e një politike që nuk ka ndërmarrë masa. Kreu i qeverisë tha se qeveritë i janë shmangur përgjegjësisë, nga frika e humbjes së votave apo pushtetit. Ndërsa theksoi se qeveria që ai drejton është e vendosur të vijojë reformat.
Ministrja Lindita Nikolla gjatë prezantimit të raportit vuri theksin tek reforma në arsim, duke u shprehur se në çdo klasë do të ketë mësues të profilit përkatës, të cilët do të ofrojnë cilësi në mësimdhënie.
/Shqiptarja.com

VIDEO