BELSH- Mungesa e ujit për vaditje është shqetësimi kryesor për fermerët që kultivojnë duhan në zonën e Dumresë.

“Eshtë një zonë pa ujë. Vetëm ujë për vaditje duam ne se ujë të pijshëm kemi. Ne keto kushte presim kur të bjerë shiu”, tha Natasha Muça, fermere.

Pavarësisht këtij problemi, kultivimi i duhanit vijon të mbetet aktiviteti kryesor, pasi tregu i shitjes eshte i sigurt.

Duhani varion nga 570 - 600 lek/kg. Jemi te kenaqur se ndryshe nga kulturat e tjera ky ecen. E grumbullojne per jashtë.

Ndonjë ndihmë nga shteti, subvencione?

Jo, asnjelloj ndihmë nuk kemi. Çdo gjë ne e përballojme vet”, tha Elmira Haka fermere.

Shumë familje merren me të prej vitesh, ndërsa të tjere janë kthyer nga emigracioni per te investuar ne vendlindje. 

“Une kam kam punuar në Greqi dhe jam kthyer. Kjo puna e duhanit është për ne sepse këtu të rinj nuk ka. Kanë ikur të gjithë nga fshati. Nuk gjejmë punetore”, tha Ilir Haka, fermer.

Një kilogram duhan shitet aktualisht me 600 lekë, ndërsa pjesa më e madhe e prodhimit eksportohet në tregjet europiane. Krahas mungesës së ujit, fermerët përmendin si problem dhe mungesen e punetore gjate periudhes se vjeljes.

Çdo vit në zonen e Dumrese, pjese e bashkise se Belshit prodhohen rreth 50 tonë duhan, pjesa më e madhe e të cilit eksportohet ne tregjet europiane.