Në dy burgje, ngrihen 50 qeli ku do vihet në zbatim regjimi '41 Bis' për 270 të dënuarit 'VIP'

Rregjimi “41 Bis”, që synon të futë në mbikqyrje të thellë të burgosurit VIP, pritet të vihet në zbatim në muajin shtator 2019. Nga kjo periudhë e në vijim rregullat dhe kontrolli i të burgosurve do të ndryshojë rrënjësisht, ku një kategori të dënuarish apo të paraburgosurish, do të verifikohen me imtësi dhe nuk do kenë shumë të drejta. “Shqiptarja.com” mëson se është krijuar një listë me 270 të dënuar që qëndrojnë në disa burgje të vendit, do verifikohen me imtësi mbi takimet që kryejnë, sjelljen e tyre në burg, etj.

Këta të dënuar janë persona të shpallur fajtorë nga gjykata akuzën e terrorizmit dhe grupeve të strukturuar kriminal, “Organizata kriminale”. Lista me 270 persona që ndodhen në burg do të verifikohet me imtësi nga shumë organe ligjzbatuese të vendit, dhe kushdo që do shkelë rregullat, do të izolohet në “kaushë” për një periudhë të gjatë, duke i hequr e drejta për takime, komunikime etj. Burgjet të cilat janë planifikuar për të vënë në zbatim rregjimi “41 bis” janë të vendosur në Peqin dhe në Tiranë, paraburgimi 313. Pikërisht në këto dy burgje, nga ana e ministrisë së Drejtësisë është montuar teknologjia e monitorimit të të dënuarve, paisje valë bllokuese dhe sisteme të tjera përgjimi. “Shqiptarja.com” mëson se vetëm në burgun e Peqinit janë bërë gati 30 qeli, ku parashikohen të mbahen të izoluar personazhet kryesorë të botës së krimit.

Ndërkohë në paraburgimin 313 në Tiranë janë bërë gati 20 qeli. Një burim pranë ministrisë së Drejtësisë i tha “Shqiptarja.com” se për momentin këto 50 qeli janë bosh dhe asnjë i dnuar nuk ndodhet aty. Burimi shtoi se pritet që në vazhdim këto qeli të mbushen me personazhet e dënuar, të listës prej 270 persona që janë vënë tashmë në verifikim e sipër nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Shërbimi Informativ Shqiptar, Policia e Shtetit, Agjensia e Pastrimit të Parave, Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe institucione të tjera. Për të nisur praktikën e verifikimit të këtyre personave, gjatë muajit gusht 2019 ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka zhvilluar disa takime me drejtuesit e këtire institucione, të cilat tashmë kanë vendosur piketat se cilët persona do verifikojnë.

Sipas ligjit, autoriteti që firmos mbi regjimin e ashpër duke future në izolim të thellë një të dënuar është ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila këtë vendim e mer vetëm pasi është njohur me një mori informacionesh nga institucionet e mësipërme. Për shkak se çështja është ende në proces nuk jepet identiteti i 270 të dënuarve të cilët dyshohet se kontaktojnë dhe ndërveprojnë nga burgu dhe jo vetëm me ushtarët e tyre, por edhe me anëtarë të grupeve të tjera.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ali: 01/09/2019 12:36

    Do i montoj "specialisti" nderlidhjes kembesori "hajdut" ordiner i LSI, te cilin e ka ne hetim pro krimeve te renda por ka avokat vellane e Dr Pergjithshem. Besoj e kupton ti lexues "fillerojtes"

    Përgjigju
  • Ali: 01/09/2019 11:52

    Po udhezimin per detyrate policeve kush do ta beje? Besoj mesuesi me 2 vjecare Femua me grade te pamerituar Drejtues,i komanduar zv drejtor dhe servili sharlatan i Dr Pergjithshem Kambua. Per hajer ju qofte

    Përgjigju
  • Fillerojtesi: 01/09/2019 09:46

    Xhevahire shqiptare! Po pse keshtu instalohen bllokuesit e valeve. Ah medet per ne!

    Përgjigju
  • Coli: 01/09/2019 08:18

    Po keta kaposhat e politikes.....nuk jane organizate kriminale?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zyrtarizohet Po-ja e Izraelit për armëpushimin në Liban, e miraton kabineti i sigurisë: 60 ditë ndërprerje e luftës

Zyrtarizohet Po-ja e Izraelit për armëpushimin në Liban, e miraton kabineti i sigurisë: 60 ditë ndërprerje e luftës