5 mijë fidanë të rinj janë mbjellë në Marinaj, ndërsa po përfundon puna për hidrantët në Krastë për të siguruar mbrojtjen nga zjarret.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama, i cili në nëpërmjet një postim në Facebook shkruan se në Elbasan dhe Librazhd ka nisur pyllëzimi.
Po ashtu Rama shkruan se viti 2024 është shpallur Viti i Pyjeve me një program të dedikuar mbjelljesh, aktivitetesh dhe ndërgjegjësimi publik për pasurinë tonë të përbashkët natyrore.
‘Në Elbasan dhe Librazhd ka nisur pyllëzimi i zonave ku së fundmi janë mbjellë 5 mijë fidanë të rinj në Marinaj, ndërkohë që është drejt fundit edhe investimi për hidrantet në Krastë që do të mundësojë mbrojtjen nga zjarret në pyje dhe ku vazhdon mbjellja e 15 mijë fidanëve të rinj. Viti 2024 është shpallur Viti i Pyjeve me një program të dedikuar mbjelljesh, aktivitetesh dhe ndërgjegjësimi publik për pasurinë tonë të përbashkët natyror’- shkruan Rama.
NJe nga lajmet e mira ne keto dite te fundvitit. POr duhet ndergjegjesim i madh . Te gjithe nxenesit duhet te mbjellin pemen e tyre. NJe nga kushtet per te marre diplomen e shkolles se mesme duhet te jete mbjellja e nje peme.
Përgjigju