
Pas tërmetit në Qarkun Fier raportohen 4 shtëpi të dëmtuara lehtë.
Në fshatin Firshegan që ndodhet në bashkinë Lushnje janë dy shtëpi banimi të dëmtuara, perkatësisht një shtëpi në fshatin Jeta e re, ku janë dëmtuar muret dhe tavanet si dhe një shtëpi në fshatin Kosovë e Vogël, të dëmtuara përsëri mure dhe tavane.
Shtëpia e dytë e dëmtuar ishte në fshatin Ballagat përsëri të Bashkisë Lushnje.
Në fshatin Jazxhiaj janë dy shtëpi të dëmtuara me mure dhe tavan të carë.
Sipas të dhënave nga gazetari i Report TV, në Fier raportohet se situata është pa probleme dhe grupet e punës kanë shkuar për verifikimin e gjendjes.
Lajmi kryesor:
Shqipëria shkundet nga tërmeti 7.5 ballë, më i fuqishmi në 30 vitet e fundit! Tjetër lëkundje e fortë në mesnatë (VIDEO)








