'Të fillojë me ecjen', dëmtimi dramatik në Valencia - Real Madrid! Mbrojtësi rrezikon karrierën
Dëmtimi i Mouctar Diakhaby
Ylli i Valencias, Mouctar Diakhaby u dëmtua të shtunën gjatë ndeshjes kundër Real Madrid (2-2) në "Mestalla", teksa tanimë ka një diagnozë për të.
Mbrojtësi francez doli me barelë pas një përplasjeje me Tchouameni, i cila ra mbi gjurin e tij. Një dëmtim shumë serioz konfirmohet edhe nga një njoftim zyrtar i Valencis, që ka bërë të ditur se si mbrojtësi “pësoi një bllokim të gjurit”, duke rezultuar në shtrimin në spital.
Fatkeqësisht për 27-vjeçarin, ky përditësim i situatës së tij nuk përbën aspak një lajm të mirë.
Lojtarët e Valencias dhe Real Madridit u panë 'me duart mbi kokë' duke lënë të nënkuptohet se një lëndim i rëndë kishte ndodhur. Për këtë ka folur Enrique Gastaldi, një doktor i njohur në Spanjë, i cili ka thënë se Diakhaby rrezikon që të mos ecë më fare, lëre më të mendohet ndonjë rikthim i mundshëm në futboll.
“Ky është një lëndim jashtëzakonisht i rrallë. Është lëndimi më i rëndë në gju që një futbollist mund ta përjetojë. Me shumë mundësi ai ka këputur katër ose pesë ligamente. Është një lëndim i tmerrshëm. Kur gjuri dislokohet, kocka është jashtë vendit. Për të dislokuar kockën, ligamentet duhet të çahen. Nuk ka ndonjë afat kohor për rikuperim për këtë lloj të lëndimit. Mund të nevojiten një ose dy operacione. Ka një shkallë të lartë të mundësisë që Diakhaby të mos luajë më kurrë futboll”, ka thënë doktori Enrique Gastaldi, ekspert në fushën e traumatologjisë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 910
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tragjike/ Shtyhet Barcelona - Osasuna! Gjendet i pajetë mjeku i katalanasve
8 Mars, 20:53
-
Futbollistët në fushë dhe tifozët në tribuna, shtyhet Villarreal - Espanyol
4 Mars, 11:28
-
Humbja i zbriti në vendin e tretë, Ancelotti: Nuk e merituam fitoren, goditje e rëndë
2 Mars, 10:49
-
GOLAT/ Mjafton goli i Alvarez, Atletico merr kreun e La Ligas! Betis përmbys 2-1 Real Madridin dhe e zbret në vendin e 3-të
1 Mars, 20:49
-
La Liga denoncon Manchester Cityn në Komisionin Evropian për ‘mashtrim financiar’
28 Shkurt, 15:25
-
Zyrtare/ Spanjolli që i tha ‘po’ Kombëtares, Ivan Balliu rinovon me Rayo Vallecanon në La Liga
28 Shkurt, 09:57
-
Laporta vlerëson Hansi Flick, mësohet dhurata e presidentit për trajnerin e Barcelonës
25 Shkurt, 14:41
-
GOLAT/ Sevillas i ikën fitorja nga duart, Mallorca e barazon 1-1 në limite
25 Shkurt, 09:36
-
Goli magjepsës i Modric dhe Vinicius, Reali ribashkohet me Barçën në krye! Seria A, panik për Moise Kean në Verona-Fiorentina (VIDEO)
23 Shkurt, 18:09
-
Kartoni i kuq për Bellingham i kushton shumë, pezullohet gjyqtari Montero: Jam izoluar në shtëpi, më sulmuan babanë
19 Shkurt, 11:19
-
Nga Shqipëria, Serie A dhe La Liga! Sa paguhen gjyqtarët e futbollit në ligat elitare evropiane
18 Shkurt, 12:15
-
VIDEO/ VAR dhe gol me penallti, Barcelona fiton kundër Vallecanos dhe merr kreun e La Ligas
18 Shkurt, 08:45