Kombëtarja shqiptare të shtunën në Francë do të zhvillojë ndeshjen e radhës për eliminatoret e Europianit kundër kampionëve të botës. Sot ndërkohë kuqezinjtë kanë nisur grumbullimin dhe seansat stërvitore nën drejtimin e trajnerit Edi Reja. Në prag të takimit, Bekim Balaj, i cili vjen pas një forme të mirë por edhe 1 goli të shënuar me ekipin e tij Sturm Graz, shprehet optimist për ndeshjen me ‘gjelat’.
"Dihen vlerat e kundërshtarëve që kemi përballë, dihet forca e tyre, por ne po bëjmë përgatitjet maksimale. Të punojmë këto ditë dhe shpresoj që i gjithë grupi të jetë gati e ti përballojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Si në Francë ashtu edhe në Elbasan të luajmë për rezultat pozitiv. Që në ndeshjen e parë, kundër kampionëve të botës, të bëjmë nnjë paraqitje të mirë dhe të pretendojmë të marrim pikë."
Ndërkohë gardiani i kombëtares Thomas Strakosha i cilëson si jetike sfidat me Francën dhe Islandën.
"Besojmë që këto dy ndeshje do tregojnë nëse jemi për tu kualifikuar apo jo. E dinë të gjithë që janë ndeshje të rëndësishme. Ne duhet të në nivelin e duhur psikologjik, të stërvitemi mirë dhe pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë."
Tre ditë pas ndeshjes me Francën, ekzaktësisht me 10 shtator kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen tjetër të eliminatoreve të Europianit kundër Islandës në Elbasan Arena.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.8%
-
Jo
44.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5097
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bekim Balaj fiton Topin e Artë dhe Këpucën e Artë për 2024-ën! Juxhin Xhaja arbitri i vitit, Berat Gjimshiti lojtari më i mirë i Kombëtares
27 Janar, 20:22
-
Për herë të fundit në 'Air Albania', pesë futbollistë i japin nesër lamtumirën Kombëtares
15 Nëntor 2024, 13:40
-
Zyrtare/ Bekim Balaj tërhiqet nga Kombëtarja, 48 ndeshje dhe 9 gola si kuqezi! Kujtohet për golin kundër Portugalisë, i hapi rrugë finaleve të Euro 2016
13 Nëntor 2024, 14:02
-
Sfidat vendimtare në Ligën e Kombeve, Fetai: Ëndërr të përfaqësoj Shqipërinë! Strakosha: Me Çekinë mund të luajmë vetëm më mirë
11 Nëntor 2024, 12:50
-
Vllaznia në krye e shkëputur, Balaj: I lumtur për golin në ndeshjen e 100! Egbo: Bylisi meritonte fitoren
23 Shtator 2024, 11:52
-
Thomas ngeli 'i ngrirë' te goli i Gjeorgjisë, i vëllai zihet me tifozët në tribunat e 'Air Albania'! Ndërhyn edhe Foto Strakosha (VIDEO)
11 Shtator 2024, 17:36
-
VIDEO/ Thomas Strakosha e bën dramë, portieri i shënon gol nga 90 metra
7 Gusht 2024, 10:13
-
Thomas Strakoshës 'i buzëqesh' fati, rivali te AEK mungon për tre muaj
27 Korrik 2024, 08:45
-
Zyrtare/ AEK-u i Athinës firmos me Thomas Strakoshën deri në 2029
8 Korrik 2024, 20:56
-
Firma me Thomas Strakoshën një 'telenovelë', portieri joshet nga rikthimi në Serie A! Dy klube pas tij
8 Korrik 2024, 18:25
-
Brentford e la në stol, Thomas Strakoshën e duan në Greqi! Mungon vetëm zyrtarizimi
6 Korrik 2024, 15:39
-
Djemtë e artë të Euro 2024, mes tyre edhe futbollisti i kombëtares shqiptare
28 Qershor 2024, 14:36