Fushë- Krujë/ 'Në frigorifer vetëm ujë, në tryezë bukë thatë'... Babai me epilepsi rrit 3 fëmijë në varfëri ekstreme: S'kam me ça t'i ushqej

FUSHË KRUJË- Varfëria është ulur këmbëkryq në këtë familje nga Fushë-Krujë. Në frigorifer ka vetëm ujë dhe në tryezë bukë thatë....

"Dy bukë që më ka fal furra e bukës i hamë thatë...", rrëfen kryefamiljari.

Alfred Karaj ka tre fëmijë të mitur, dy vajza dhe një djalë. Bashkëshortja thotë ai më ka braktisur.

Gjithë të ardhurat e kësaj familje që banon tek ish SMT-ja në Fushë-Krujë janë 4 500 leke në muaj, por nga ana tjetër duhet të paguajnë qiranë e dhomës, ku kanë futur kokën.

"Gjendjen shiheni vete, 50 mijë lek paguaj qiranë 45 mijë marr ndihmë ekonomike", tregon ai.

Alfredi na tregon se vuan nga epilepsia, ka kërkuar të dalë në kemp, por zyrtarët i kanë kërkuar ryshfet.

"Unë jam i sëmurë me epilepsi dhe me kanë kërkuar 200 mijë lek të më nxjerrin në kemp", tha Alfredi.

Gjatë muajve të karantinës familjes Karaj i është ofruar një thes miell, 2 pako oriz, makarona dhe salcë.

Kryefamiljari ka trokitur për ndihmë në derën e administratorit të Fushë-Krujës, Xhemal Xhixha, por përgjigja e tij vetëm sa e ka shtuar vuajtjen.

"Më ka prurë një here një thes miell dhe ca ushqime para 35 ditësh dhe nuk kanë pyetur më... S'kemi për vete më kanë thënë', tregon Alfredi.

Alfred Karaj e ka të pamundur t'i rrisë fëmijët, apeli për ndihmë i drejtohet në radhë të parë institucioneve, Bashkisë së Krujës dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale, e më tej gjithë humanistëve që janë duke parë këtë histori migjeniane.

"I bëj thirrje shtetit dhe kushdo që ka mundësi me na ndihmu për këta fëmijë", e mbyll ai deklaratën.

Për këdo që dëshiron të kontribuojë mund të kontaktojnë në këtë numër telefoni: Alfred Karaj  0682275906

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë